Të papjekurit
Flaka SurroiParamendoni kur shefi i grupit parlamentar i partisë më të madhe thotë se kosovarët janë dëshmuar se nuk dinë ta përcaktojnë interesin nacional dhe për këtë amerikanët duhet të na tregojnë çfarë duhet bërë, atëherë pse rri ai në Kuvend bashkë me shokët e tij të paaftë
Java e shkuar thuaja nisi një ditë më herët ndërmjet së shtunës dhe së dielës në Mitrovicë u vra me një bombë terroriste një burrë, baba i katër fëmijëve, që së bashku me nënën e tyre pësuan lëndime nga shpërthimi. Për krejt ne ishte e qartë se ky ishte një sulm, i cili synon spastrimin e veriut nga heronjtë e vërtetë të kësaj Kosove të mjerë ata që në kushte anormale dhe pa mbrojtje rrinë në shtëpitë e veta.
Se sa të mjerë jemi tash kemi mundur ta kuptonim gjatë gjithë javës të gjitha institucionet dënuan aktin, kush nga ana tjetër e Atlantikut, kush nga siguria dhe rehatia e zyrës me kolltukë të bardhë, pa u lodhur madje as për ta bërë përpjekjen për të shkuar në veri dhe duke ia lënë këtë detyrë ministrit që rastësisht e ka shtëpinë në Suhadoll, Rexhepit. Çfarë do të duhej të ndodhte në Mitrovicë e që Jahjaga të shkonte te Tre Rrokaqiejt për tu treguar njerëzve atje se dikush megjithatë është me ta? A nuk e kishte rendin që të shkonte e tu tregonte se deklaratat e stilit ngjarjet në Mitrovicë nga fundjava janë të papranueshme për Kosovën kanë vërtet kuptim, e nuk janë vetëm pallavra boshe me të cilat përmbushet norma e botimit të komunikatave. Është paksa ofenduese të shohësh sesi e përmbylli obligimin kur dy-tri ditë më vonë gjeti kohë të shkonte në Shtërpcë në njëfarë panairi, përderisa njëkohësisht ia ndau 5 mijë euro ndihmë familjes Haradinaj.
Kushtetuta e definon postin e saj si simbol uniteti këtë është dashur ta dëshmonte në terren, te soliterat e Mitrovicës, duke treguar se ajo është kryetarja e të gjithëve, e posaçërisht e atyre që ne si shoqëri i kemi lënë pas dore. Po të kishte shkuar atje, i kishte dëshmuar edhe KFOR-it edhe EULEX-it se përderisa ka përfaqësues institucionesh kosovare që rrezikojnë jetën me vetë shkuarjen në veriun e ndarë me dhunë, ka motiv dhe arsye për ta që të veprojnë kundër dhunuesve dhe kriminelëve që e mbajnë qytetin e ndarë me dhunë.
Me shkuarjen e saj do ta eliminonte argumentin e përjetshëm që e nxjerrin nga mënga të huajt do tua thoshte qartë se ky nuk është provokim, por është obligim ndaj qytetarëve, të cilëve u rrezikohet, madje edhe u mohohet e drejta për jetën. Po të shkonte atje, atëherë do të dëshmonte se qytetarët do të duhej të ndiheshin të sigurt se shteti do ti mbronte po qe nevoja dhe se nuk do të duhej ta dëgjonin këshillën e kryetarit të Komunës se pragun e shtëpisë duhet mbrojtur vetë.
Një veprim të ngjashëm, moral e burrnor është dashur ta ndërmerrte edhe kryeministri me ndërprerjen e vizitës së tij historike në Amerikë. Dhjetë ditë shëtitjeje për ti marrë porositë dhe afirmimet që edhe ashtu i thuhen për çdo ditë sa qëndron në Prishtinë. Sepse, kështu do ta thoshte shefi i grupit të tij parlamentar në Kuvend, po e parafrazoj: ...përderisa nuk jemi në gjendje të vlerësojmë vetë, dhe të dallojmë interesin nacional, kemi nevojë për amerikanët që të na tregojnë se çfarë duhet bërë... E situata edhe më e nderë e sigurisë e ka merituar një qasje shumë më serioze të këtij kryeministri dhe të kësaj Qeverie, që do të shkonte përtej shprehjes së ngushëllimeve në televizion ose në mbledhje të Qeverisë.
Në provim ra edhe Kuvendi me refuzimin e dhënies së nënshkrimeve në një kërkesë që të diskutohej për situatën në veri. Janë posaçërisht dëshpërues deputetët e partive të mëdha PDK dhe LDK. Nëse vërtet janë të brengosur për situatën në veri, është dashur të pajtoheshin me seancën e jashtëzakonshme, për të dëgjuar kryeministrin, ministrin e Brendshëm e mbase edhe shefin AKI-t në seancë të mbyllur. Për të marrë vendime, nga të cilat do të varej qasja jonë e ardhshme ndaj veriut. Po qe se nuk do të kishin qenë të kënaqur me përmbajtjen e propozim-vendimit nga VV-ja, nuk do ta votonin, dhe kaq. Por do të tregonin përgjegjësi në momentin kur do të shqyrtonin një problem kronik që ka arritur në pikë kritike.
Kësaj radhe ngelaq u dëshmua edhe kryeparlamentari, i cili kërkoi që sigurimi i Kuvendit ti largonte dy deputetë nga salla. Dy deputetët e VV-së që mbanin pankartën me emrat e dy viktimave të fundit të veriut. Përderisa grupi i tyre parlamentar do të mund të akuzohej edhe për shfrytëzimin e emrave të tyre për afirmim dhe fitim të poenëve politikë, megjithatë ftesa që dikush që i takon ekzekutivit të vijë për ti larguar ata që janë përfaqësuesit e sovranit nga shtëpia e tyre është skandaloze. Nuk do të kishte shkelje më flagrante të Kushtetutës sesa kjo, dhe u bë shumë mirë që kjo nuk ndodhi, sepse ishim bërë hor edhe pak si shtet tamam për të treguar se sa të papjekur jemi.
E pse ka qenë e nevojshme që çështja të debatohej në Kuvend, e dëshmoi edhe qasja aq joserioze e Qeverisë ndaj vrasjes dhe rrezikimit të jetëve në Mitrovicë, kur u nis për ta vendosur një barakë, që as për shitje të bukës nuk do të shërbente, e të cilën sa çel e mshel sytë e demoluan, siç do të thoshte zëdhënësi i Policisë, ndërmjet 50 dhe 100 serbë. Diqysh 100-i është dyfishi i 50-it, e do të duhej të ishte lehtë të dallohej edhe me sy. Por kjo tregon se edhe madje përgatitja e kësaj deklarate ka shkuar si e gjithë puna në veri: shkel e shko.
Pamjet që kishte sjellë ekipi i KTV-së nga vendi i shpërthimit tregonin për nja katër a pesë policë të forenzikës që kryenin hetimin e vendit të ngjarjes. Nuk e di nëse aty kanë qenë edhe policët e EULEX-it, shefat e të cilit nuk u dëgjuan të kishin dënuar aktin, pavarësisht faktit se nuk dihet se kush e ka shkaktuar. Po të kishte qenë viktima serb, me siguri se reagimi nuk do të mungonte dhe shqiptarët do të qortoheshin se pse si popull shumicë nuk kujdesen për popullin pakicë. Tronditja do të ishte e madhe, aq sa do të vinte ndonjë komunikatë nga Zyra e baroneshës Ashton, duke qarë për prishjen e stabilitetit rajonal të konsoliduar pas marrëveshjeve të arritura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kështu, me viktimën shqiptare dhe me frikën se mos po përshkallëzohet situata, të nesërmen, pasi te ura dolën nja 100-200 shqiptarë (sa për ta imituar zëdhënësin e Policisë) për të protestuar a vrojtuar, patrullat e EULEX-it u vizatuan menjëherë te vendi, sepse kishin dëgjuar se diçka do të ndodhte. Se mos pahiri shqiptarët po kalojnë matanë urës e po u komplikohet rehatia. E mandej po u dhemb kur po i kritikojmë...
E nuk ka ditë që nuk kalon e që nuk të japin arsye të bollshme për ti kritikuar. Hera e fundit ndodhi hiç më larg se pardje. Në mbledhjen e kotë të Këshillit kombëtar kundër korrupsionit, ku nga ana e kosovarëve nuk u dëgjua asnjë fakt, kurse nga të huajt se EULEX-i ka arrestuar prokurorin Mustafi, doli në pah zëvendësshefi i misionit evropian, Andy Sparkes. Pos që e lavdëroi fjalimin e ambasadorit amerikan (nuk ka pasur kurrë fjalim më të mirë kundër korrupsionit thuajse fjalimet janë mjeti me të cilin duhet luftuar korrupsionin), na e paraqiti mjetin tjetër me të cilin do të luftohet korrupsioni: mostrën e bluzave me numrin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, që do të shpërndahen falas.
Kështu, iu bashkua korit gazmor ndërkombëtar që për temë ka kapur këngën kundër korrupsionit, duke qenë ata, në një formë apo tjetrën, bashkëpërgjegjës për nivelin kaq të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç u tha te pjesa që u referohet amerikanëve, përderisa kosovarët nuk e kuptojnë se interes nacional është mos me vjedhë, këtë duhet tua bëjë me dije Amerika; sa i përket Evropës, është më se e qartë është një mision i shtrenjtë, që ka shumë para, por pak vullnet për të kryer punën (për 3 vjet ka gjykuar 46 raste dhe i ka në procedurë hetimi 90 raste korrupsioni dhe krimi të organizuar); e sa i përket Feithit, mbikëqyrësit të pavarësisë ai është përgjegjës që ka lejuar të shkelet Pakoja e Ahtisaarit e me të edhe Kushtetuta. Për shembull, Pakoja as që nisi të zbatohej në veri... e as që do të nisë së zbatuari në kohën kur Feith do të largohet prej këtu në shtator. Shembulli tjetër thotë se Pakoja parashihte zgjedhje demokratike, realiteti dëshmoi vjedhje votash, Feithi heshti para hajnisë dhe lejoi që të krijohej një Kuvend, legjislatura e të cilit tash merret me ndryshimet Kushtetuese në mënyrë po aq jodemokratike sikurse i ka miratuar ligjet e Pakos.
Pra, për të bërë pak memorie, kthehemi një vit pas dhe te zarfi i famshëm. Ndodh një marrëveshje jashtëparlamentare ndërmjet tri partive politike për zgjedhjen e shefit të ri të shtetit, ku tre liderë partiakë pajtohen që të ketë ndryshime kushtetuese që do të shpijnë te zgjedhja e kryetarit të ri të shtetit brenda 18 muajsh. Kjo tash është shumë evidente se nuk do të ndodhë, ashtu siç e kemi paralajmëruar me muaj të tërë, për shkak se kryeministri i tanishëm është i interesuar të garojë, dhe natyrisht të fitojë, në një situatë ku gjasat janë se do të kemi katër palë zgjedhje brenda të së njëjtës ditë.
Skenari do të mund të ishte ky: së pari, partia më e madhe do ta vonojë miratimin e reformës zgjedhore edhe për së paku një vit, me çgjë edhe po të kalonin amendamentet kushtetuese, do të ishte e pamundur të mbaheshin zgjedhjet, sepse mungon mekanizmi. Më pas, Qeveria ose do të dorëhiqej, ose PDK-ja do ta shtynte AKR-në që tia bënte një mocion mosbesimi sikur herën e shkuar, e më pas do ti obligonte deputetët e vet që ta votonin shkarkimin e vetvetes. Në vijim, do ta kalonte pakon e amendamenteve kushtetuese, përfshirë edhe amendamentin X dhe kjo i jep një argument të fuqishëm që ti prishë mandatet edhe të kryetarëve të komunave e edhe të kuvendeve komunale, dhe që ta obligojë Jahjagën që ti shpallë të gjitha zgjedhjet për një ditë sepse, të brengosur për tu treguar sa më nikoqirë dhe për ta ruajtur buxhetin, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë. Natyrisht, sa më shumë hallakamë dhe mjegull, aq më të mëdha shanset për të vjedhur vota.
Pra, teknikisht do të mund të ndodhte që nga fundi i vitit 2013 ti kemi katër në një (zgjedhja e kryetarit, zgjedhjet parlamentare, komunale dhe për kryetarë të komunave). Deri atëherë do të ketë përfunduar autostrada e kombit dhe do të ketë nisur ajo për në Shkup si dy arritje të mëdha infrastrukturore që do ta shterin buxhetin, të cilat do të shërbejnë për realizimin e spoteve politike zgjedhore dhe premtimeve të reja për një të ardhme të papërsëritshme euroatlantike. Pak do të ketë rëndësi nëse do të ketë siguri dhe mbikëqyrje të votimit në terren.
Natyrisht, kjo është një mundësi që nuk duhet përjashtuar, marrë parasysh se Kuvendi momentalisht është duke kaluar nëpër procesin e futjes së amendamenteve prej kornerit dhe me insistimin e amerikanëve, thuhet. Pra, futjen e amendamentit X, i cili parasheh shkurtimin e mandatit aktual të kryetares. Që është në kundërshtim me rregullat juridike dhe në kundërshtim me vetë Kushtetutën, sepse mandati i saj është megjithatë mandat i fituar në formë të drejtë, duke i respektuar procedurat kushtetuese dhe ato të Kuvendit. Por, Kushtetuta jonë është tepih (siç e quajti zëvendëskryeministri Kuçi) të cilin e shkel kushdo. E që shkelet edhe në këtë formë, nuk ka gajle, sepse edhe ashtu duket se nuk mbeti kush pa e shkelur. Dhe për ta bërë punën hala më tragjike, sipas këtij amendamenti, mundësi konkurrimi do të kenë edhe ata që e kanë shkelur Kushtetutën...
... E jo tepih, por leckë do të na bëhet Kushtetuta nëse ky version kalon. E gjasat janë se do të kalojë, për shkak se kuvendarët ende nuk dinë të përcaktojnë se cili është interesi ynë kombëtar... Çfarë mjerimi, çfarë papjekurie. E nëse nuk e kuptojnë pse janë të ulur në ata kolltukë të Parlamentit, pse rrinë aty? Përgjigjja është e thjeshtë: për të na marrë në qafë!
flaka@koha.net


Nga mergimi...16.04.2012/23:09
Edhe një reflektim i shkëlqyer dhe tepër subtil i një intelektualjeje të mirëfillët dhe tepër ekselente në kuptimin e plotë të fjalës.Se këndejmi, me subtilitetin, luciditetin,kohezionin, sensin, intuitën,rezonansën,lukrativitetin dhe përformansen e saj profesionale ,suplementare dhe tepër ekselente znj.Flaka Surroi si të thuash ka ngritur permendore ose një lapidar të shkëlqyer në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale të lëxuesve ose opinionit të gjërë shqiptarë kudo ku ndodhën.Në këtë sfond jemi thellë të bindur se znj.Flaka është një atdhetare dhe intelektuale e mrekullueshme dhe tepër ekzotike e cila duke i vërejtur, studiuar, analizuar dhe kritikuar të metat, cemët ose dobësitë e ndryshme të shtetit dhe qeverisë sonë në menyrën me sublime dhe me kuptimplote i ruan njerëzit, popullin, shtetin dhe qeverinë tonë nga turbulencat, anomalitë,reaksionet,paradokset, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme objektive dhe subjektive.Gjegjësisht, individuale ose kolektive. Amor Dei Intelectuallis! Respekt Znj.Surroi!Ne mburemi me Ju!

tali16.04.2012/22:30
Kritike shume me vend Znj. Flaka, sidomos per 'Kryetaren' e vendit,

pa orientim16.04.2012/11:54
e kam nje pyetje
1. pse asnje nga akteret qe ishin ne vitin 1999 nuk jan me aktive kurse kta te Kosoves ende jane neper Fotele apo kotlluke siq tha z Surroi
1. Bill Klinton jo aktive
2. Gerhard SchrĆeder jo aktive
3.Tony Bler jo aktive
te gjithe keta para shum viteve jane terhjek nga politika,kurse ne Kosove ende kan mbet te njejte!
kjo e tregon,gjendjen e shoqerise Kosovare..athu Kosova nuk ka njerz me te afte se keta qe i kemi edhe me shekuj nuk do te leshojne vendet e tyre apo kotlluket,per gjeneratat te reja..ky vend esht i pa perspektive,keta para kan me qu Kosoven ne shkatrrim se sa mu terhjek prej Politikes, me ndihme sociale keta nuk mund te jetojne.
por besa edhe milionat e vjedhura nuk kan me i gezu. jemi gjall e bisedojna.

kulubi16.04.2012/11:15
Po them jam shtetas i ketij apo atij shteti dmth se kam nje adrese ne ate shtet. Po shteti eshte gjithqysh i mire i keq i ... . Po larg asaj qe me elaboru cka eshte shteti se as nuk di, e di se e du shtetin kur me done shteti. Nuk eshte shteti denim jam i sigurte per kete. Nuk eshte shteti mbledhes i taksave, nuk ehte shteti ku thuhet njerez gjinduni qysh te mundeni se skam cka ju boj. Shteti eshte nje marreveshje mes njerezve banoreve ku thuhet ok i kemi shume probleme dhe po mundohmi me i zgjedh bashke. Menyra se qysh i zgjedhin e bon shtetin demokratik, kleptokratik, autokratik etj.

realisti16.04.2012/09:12
z.Flaka ne te gjitha keto qe i thoni kety dhe ne te tjera shkrimet te juaja jam dakord,por...duhet pyetyr veten perse ky popull shqiptare,ilir a qka do qoft,nga me vjeter ne Ballkan ende qe pas sa e sa shekuj pas te tjereve SKA SHTET ??Une mendoj qe cillesia e jo sasija e njerezve te cillit e formojne shtetin eshte bazike per ate shtet...definitivisht ky popull dhe jo vetem kosovar por shqipetar ku do qe jan jan popullat e deshtuar ne te shumicen u fushave njerezore,socjale,kulturore,shteteformuese...a e keni verejte qe ende edhe pas 12 13 vite pas lufte ne sillemi sikur "institucione paralele"..polici te nxen gabim edhe te liron pa denim,doganierin me pak para e korrupton...amerikanetna e shpallen pavaresin se ne edhe 100 200 vite se meritojme kete

kameri 15.04.2012/23:55
Zonja Surroi nuk di qka te shtoi!por Shteti i Kosoves ,ka nevoje per nje Politikane si Ju e sinqert,guximtare dhe me vizione! Respekt............!!!

Prej Shtepise15.04.2012/23:28
Zonje e nderuar ne politike ka te papjekur, ka te pa matur, aventurier, komformiste,materialist ka edhe idealiste por ka edhe te deshperuar, fatkeqesisht kjo klasePersonalitete politike qe sot po qeverise me vendin i ka deshperuar jo vetem Serbine besa edhe disa te tjer qe une dhe ti e dijme.

ylli5515.04.2012/22:25
Zonje e nderuar , te falemnderit per komentet e juaja te cilat portretizoje
me drithijet orgjinale njerzit , situaten dhe gjendjen tone
por thuhet dikund se e kote eshte qe shurdhit ti bertasesh pra ta ngrehesh zerin e te verbetit t'ia besh me sy... a snjena ska efekt , prandaj ktu jemi
populli te papjekurve ju thot AXHAMI
pra kta jan axhami.Kjo asht e vertete keta kur them jana kasta politike e bashke me kta edhe na kasta popullore
pra sic thote nje fjale popullore i ka hype budalla trullanit... e nuk po dihet se cka po bahet.
Ne teater kan sufler, por neve edhe ne politike edhe cdo kund na nevojitet sufleri per ceshtje tona asht mesue veshi, truni, mendja e plitikajve tane qe dikush vazdimisht t ju pershperit se cka duhet te bejne , e nje dite kur te vdes sufleri cka do te bahet athu,
te faleminderit per komentet dhe shkrimet me nderime

ibra15.04.2012/22:21
Te lumte ashtu eshte.Tragjedi nuk do te kishte ballkani sikur mos te kishte shqiptare.Po kush na ka faj.

blerimi 15.04.2012/22:20
... njese mire me u mundu me thone dic... se pari ti nuk vesh nga Kushtetuta , keshtu qe kush e shkel kushtetuten vec ia fut kot... e dyta nuk ka kerkund ne bot qe nje grup pre 11 vetash me iu imponu dikujt qa me bon.. dhe e treta PDK deshte a po nuk deshte ti do te fitoi... ndersa juve nuk do iu mbetetet gje tjeter vec se te dilni dhe te thoni u vjedhen votat... kur dihet qe te gjithe kan vjedhe kush ma shume e kush ma pak mos harroni ne PR nr i votusve ka qene dikun 65 perqin ma i madh se ne SK heren e dyte hee

iMMI15.04.2012/21:17
Vetm nje verejtje Jo te papjekurit, por TE PAPREKURIT!

DRENICA MILANO15.04.2012/20:50
Zonja Flaka,duke lexuar me vemendje tekstin qe keni publikuar,edhe pse fizikisht nuk gjendem ne kosove, por me kujdese percjelle rrjedhjen e situates ne Vendlindjen time,prandaj me te drejte me shkrime te tilla me obligon qe te u jape te drejte se mjerishte situata eshte ashtu si e pershkruani ju,EDHE pse ne shume shkrime te meparshme nuk pajtohesha me ate qka komentonit ne rubriken tuaj.

kaqaniku15.04.2012/20:47
permbledhje origjinale.
pse rijne aty kur nuk kuptojne!!!
1. per te vjedhe
2. per te vjedhe
3. per te vjedhe
4.e fundit esht per te vjedhe.
mos harrova edhe diqka? po edhe nje PER TE VJEDHE







valon17.04.2012/17:21
Bravo Znj. hallall.