ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kukama të kota në fund të mandatit

Publikuar: 11.04.2012 - 20:18

Me sjelljet e tij, me gjestet e tij, me deklaratat e tij dhe sidomos me veprimet e tij ambasadori amerikan, Christopher Dell, është bërë karikaturë e diplomacisë. Në fund të mandatit të tij, gjatë të cilit u plaçkit edhe më shumë Kosova, Dell i quan të gjithë politikanët të korruptuar, madje edhe shoqërinë kosovare. Por, pyetja themelore është kjo: ç’keni bërë ju, ambasador, kundër plaçkitësve, ju që jeni njeriu më i fuqishëm në këtë vend?

“Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra, magazinë e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes, as të tjerëve; Shqipëria është element që përherë mohon dhe ku anarkia dhe paligjshmëria janë si të thuash shpirti dhe fryma e jetës”. Para 150 vjetësh kështu mendonte për shqiptarët historiani austriak Jakob Philipp Fallmerayer. Çfarë ka ndryshuar? Për fat të keq shumë pak. Shqiptarët, me ndonjë përjashtim, janë popull harrestar. Para disa ditësh ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell, shkundi opinionin me një deklaratë pompoze. I quajti të gjitha partitë të korruptuara, madje krejt shoqërinë. “Korrupsioni tolerohet nga e tërë shoqëria kosovare. (...) Partitë, siç shpresohet të ndodhë në demokraci, janë pasqyrim i vet shoqërisë. Prandaj, unë mendoj se të gjitha partitë janë të përfshira në këtë problem në shkallë të ndryshme. (...) Mendoj se ky është problem me tërë shoqërinë; ky problem ngërthen shumë individë të ndryshëm në partitë politike, e jo doemos udhëheqësit. (...) Së pari, shoqëria duhet ta marrë përsipër të ndryshojë sjelljen e vet në çdo nivel: prej udhëheqjes e deri te qytetari i rëndomtë. E dyta, qytetarët duhet ta përdorin fuqinë e tyre nëpërmjet votës për ndryshim; ta përdorin atë votë për t’u marrë me problemin e korrupsionit. Kështu do të duhej të funksiononte kjo gjë në demokraci”.

Mediet tona i dhanë jehonë kësaj deklarate të Christopher Dellit, fundja çka thotë ambasadori i Amerikës në këtë vend është me rëndësi, sepse pa ndihmën e Washingtonit as që mund të paramendohet liria dhe pavarësia e Kosovës. Menjëherë pas kryediplomatit amerikan doli një zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tha: “Unë e dëgjova me kënaqësi të madhe atë farë vështrimi realist, por dhe apokaliptik të ambasadorit Dell, (...), kur tha se Kosovën e ka përfshirë korrupsioni. (...) Personalisht do të isha shumë më i kënaqur që këto gjëra ambasadori Dell, për të cilin kam respekt të veçantë, t’i kishte thënë në fillim të mandatit të tij”. Ky zyrtar i LDK-së na e dëshmoi para diellit dhe Dellit se është pjesëtar i një populli me mendje të shkurtër. E vërteta është kjo: Dell ka folur kundër korrupsionit që në fillim të mandatit të tij në verë 2009. Konkretisht, ai më 15 janar 2010, me rastin e Ditës së Drejtësisë, para liderëve kosovarë mbajti një fjalim dramatik mbi të metat e shtetit të Kosovës, të cilin e përshkroi si të rrezikuar të dështojë për shkak të keqqeverisjes. Ambasadori, mes tjerash, atëbotë kishte thënë: „Figurat e krimit të organizuar dhe politikanët e korruptuar nuk duhet të lejohen të mbajnë përfitimet e tyre të jashtëligjshme. (…) Korrupsioni, dhuna dhe keqpërdorimet kalojnë pa u ndëshkuar. Të dobëtit janë pa një mjet efektiv veprimi, gjersa të fuqishmit manipulojnë ligjet dhe njerëzit për të mbajtur pushtetin dhe për të akumuluar pasurinë“.

Me këtë fjalim ambasadori Dell kishte ngjallur shumë shpresa. Njerëzit në Kosovë gëzoheshin që, më në fund, po flitet me gjuhë të qartë kundër korrupsionit. Gëzoheshin që tani nuk do të toleroheshin më korrupsioni dhe keqqeverisja për shkak të stabilitetit. Mes atyre gazetarëve që i kanë duartrokitur fort fjalimit të Dellit më 15 janar 2010 ka qenë edhe vogëlsia ime. Sot, në fund të mandatit të Dellit, shohim se sa i madh është hendeku mes fjalëve dhe mosveprimeve të tij. Bilanci i ambasadorit del i trishtueshëm.

Dell ka pasur mundësi të ndalojë hyrjen në Parlament të njerëzve që njihen si krerë të krimit të organizuar dhe krimeve politike, veçanërisht atyre që vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës. Sot ndonjërin prej tyre e shohim duke defiluar nëpër Prishtinë me xhip të shtrenjtë deri në 100 mijë euro. Shohim se si figura të paskrupullta në emër të luftës për liri plaçkitin çfarë u bie në dorë, nga buxheti deri te pasuria publike. Me disa prej tyre Dell është parë duke bërë qejf nëpër lokale nate në Prishtinë e duke u përqafuar. Si kanakarë të Dellit nëpër mejhanet e Prishtinës shfaqen biçimgazetarë, të cilët, në fakt, janë ndërmjetësues në biznese të ndotura nga korrupsioni. Prandaj, po këta biçimgazetarë, të shpërndarë në politikë dhe në pseudopublicistikë, kanë qenë të parët që e kanë mbështetur ambasadorin amerikan edhe atëherë kur ka bërë gabime trashanike. Para pak më shumë se një viti Dell luajti një rol të dëmshëm me rastin e zgjedhjes së dhunshme të Behgjet Pacollit në postin e presidentit të Kosovës. Duhet kujtuar më hollësisht këtë episod për të parë se në Kosovë nuk ka demokraci, por dellokraci. Ditën kur u zgjodh Pacolli ambasadori Dell kishte zënë vend në tribunën e nderit. Afër tij ishte ulur (athua rastësisht?) një person me emrin Esad Pushkar – nomen est omen, do të thoshin latinët! Po përse ulej bash afër ambasadorit një person, një Pushkar, që hiqej si këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR)? Pushkar duhej të mbante lidhjen, ai ishte përçuesi i porosive të ambasadorit dërguar kandidatit për kryetar. Kështu Dell hyri në histori si diplomat që zgjodhi një president vendi me SMS, me mesazhe telefonike.

E kemi parë ambasadorin Dell duke e kritikuar vend e pa vend kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi, por s’e ka çelur gojën ambasadori i SHBA-së asnjëherë për bizneset e Pacollit që po dyshohet se punojnë me para të pista. As këto ditë Dell nuk ka folur gjë, edhe pse Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet ndaj zëvendëskryeministrit Pacolli për konflikt interesi me rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri si përfaqësues i kompanisë “Seagas”. Në një mënyrë Dell i ka amnistuar krerët e institucioneve kur ka thënë se problemi i korrupsionit “ngërthen shumë individë të ndryshëm në partitë politike, e jo doemos udhëheqësit”. Jo doemos udhëheqësit, jo Pacollin, jo Hashim Thaçin dhe kamarillën e tij politike dhe krimekonomike, e cila tashmë nuk ia di fundin pasurisë së zhvatur. Është ky grup që bën përpjekje ta shkruajë ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme sipas interesave personale. Për shembull: ka pasur nisma që ligji të vlejë vetëm për ata që pasurohen paligjshëm nga dita e miratimit të ligjit. Kështu dora e drejtësisë nuk do t’i rrokte ata që në vitin 1999 ishin zhelanë e sot e ngrohin bythën në xhipa të markës “Range Rover” dhe nuk e dinë a i kanë 5 apo 6 banesa në Prishtinë, sa hektarë tokë në rrethinën e Prishtinës dhe sa para nëpër banka. Ky sistem është ndërtuar nga Hashim Thaçi dhe është toleruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell. Në fund të mandatit të tij Dell e sheh të udhës të arsyetohet për mosveprimet e tij dhe i fyen të gjithë, duke thënë: “Të gjithë jeni të korruptuar”. Me sjelljet e tij, me gjestet e tij, me deklaratat e tij ambasadori Dell është bërë karikaturë e diplomacisë. Ai do të jetë edhe pak kohë këtu dhe opinioni do të jetë tepër kureshtar të shohë se si do të reagojë Dell nëse prezantohen fakte për keqpërdorim buxheti nga ndonjë zyrtar i lartë i shtetit. Me kukama të kota në fund të mandatit nuk luftohet korrupsioni.

robelli@bluewin.ch

Komente (14)

doni17.04.2012/22:20

ju pershendes

Elindi17.04.2012/21:18

I nderuari,zoti Robelli,
Shkrimi Juaj e mbeshtjelle me sensin e nje analize te thukte kritike mbi dukurite anakronike ne Kosove dhe jashte saj,eshte e mireseardhur dhe godet pikerishte thelbin e problemeve madhore ne te cilat ndodhet Kosova dhe qytetaret e saj.Shkrimi i ve ne pah shume ... katura qe qendrojne larte ne hierarkine e shtetit te brishte,nje shteti te shpallur i pavarur,por jo edhe sovrane.Njerzit e Kosoves duhet te mobilizohen dhe te deshmojne se jane te afte te krijojne rrethana favorizuese, ku njeriu i Kosoves te jetoj ne paqe dhe liri.Shqiptaret mund ta bejne kete, vetem atehere kur politika behet sherbetore e interesave te popullit,e jo e egove qe jane ne gjendje te vdesin nga imixhi morbid dhe maçoizmi pseudopatriotik.

P.S."per aspera ad astra".

Ju pershendes per punen dhe kontributin tend...

Elindi,Bern

njeni13.04.2012/23:51

Jo vetem ky veshtrim esht brilant, keso shkrime kam lexu edhe shume here nga ti, dhe jame ndi mire, disi jam shfry vetvetiu pse thuhen te vertetat e realitetit kosovar.Me befasuen per te mire edhe komentuesit pothuej te gjithe ne favor te shkrimit.Ty te deshiroj shume shendet dhe fat sepse te tjerat i ke nga mendja e deri te guximi intelektual.Le te marrin shkolle edhe te tjeret nga ti.

Realisti12.04.2012/19:11

Z.robeli ti e meriton me kthjelltesine tende te jesh Minister i puneve te jashtme i KosovesShqiperise
Ps.gjithesesi je i nevojshem te kyqesh ne qeverit tona.

luledukagjini12.04.2012/13:15

z.Robelli,njerz te guximshem si ju duhet te ket qeveria e jo serviilat e pdksë

niku12.04.2012/13:12

Z.Robelli Lexoi rregullisht shkrimet tua,jan perfekte,nji vetdije ma e lart ka qen pare 30 viteve se sot,nese shumuca e shqiptarve nese lexojn kto shkrime duhet te zgjohen nga gjumi bravooooo

Gjoni12.04.2012/12:11

Zotni Robelli je i vetmi por mjerisht kam frike se nuk te lexojne ata qe duhet.
Dua te them se Amerika e as ambasadoret e saje nuk jane pastrues te shtepise tone,ket duhet ta bajne shqiptaret qe hiqen kaq patriota.
Nuk ka nevoje per rrevulicion,por vetem per kurrajo qytetare.
Kemi plot burra e gra te ndershme ne shoqerine tone,por jemi shume qyqar.
Nuk kemi trimeri qytetare e as ndjesi shtetrore.
Jemi shume folklorik dhe endrrojme diten e naten.
Nuk kemi ndjesi faji dhe gjithenje na ka dikush faj.
Na shkatrroj pseudopatriotizmi dhe krenarija se jemi dikushi.
Mjaft me me kritika te pergjithesuera.
Kosova eshte e vogel dhe secili njifet me emer e mbiemer.
Zotni Robelli je i vetmi.
Po te tregoj nje mesele.
E kishin ftu njenin me shku ne Qabe dhe ai i pyet se qka bahet veprohet atje dhe i kishin treguar se si veprohet dhe ne mes tjerash i tregojne se ne bregun Ararat i e gjuajne ... me gur simbolikisht e ai pergjigjet" po qka kam nevoje me e gjuajt ... e arabit kur kam boll dreqen te mijte ketu?!".

Besart12.04.2012/10:46

Te lumte z.Robelli, ahhh sikur ta kisha nje grusht te forte...

Liria e Kosoves12.04.2012/09:35

Te lumte!
Faliminderit qe po na i hape syt me gisht! Ah medet per te ligun, te pa dishmin, te pa menqurin po shume duron, po shume genjehet, po shume mashtrohet, po shume humbe nga liria e tij. Keta jemi ne, shqiptaret e shekullit 21.
Gjthmon eshte thane, vatani shkon posht per njerz te zot!!

Marsi12.04.2012/08:35



Te faleminderit z.Robelli qe po na jepni mundesin e njohjes se te vertetes ne shkrimet e juaja edhepse sinqerisht e them qe edhe foshnjet ne djep i mesuan si ninulla hajnit e qeveritareve.Po cka po ndermiret,a thua po i lexojn ata te cilet na rrjepen,a thua po i vret ndergjegjeja fare qeveritaret dhe bashke me ta Dellin.Nuk e besoj .A edini pse ,sepse iu jane trashe trute dhe nuk kuptojn gje.

besi11.04.2012/22:12

Te lumt z.Robelli.E kam shiqu me vemendje intervisten e Ambasadorit Dell. Ai tha se qeveria ka ber pune shume te madhe per keto vite . Nuk e di ku i ka syt ai njeri.Hajnia me e madhja eshte bere keto vitet e fundit mu nga kjo qeveri ,keqperdorimet me te medha mu nga kjo qeveri .Ambasadorit Dell go home Mister.

arxhila avdiu11.04.2012/21:48

z. Robelli, perktheje dhe dergoja kete shkrim ambazadorit Dell, kam frik se nuk e lexon ne media, natyrish pasiqe nuk i pelqejne kritikat me vend.
Me respekt

kalimashi11.04.2012/21:37

Zoteri kam Respekt per Amerikanet ,Ju them sinqerisht,Ju keni pas mundesei te ndryshoni shume gjera ne Kosove,keni pas e keni fuqi te ndryshoni ate qe mendoni.Kujtoj deklaraten kunder VV,thenjen antiamerikanizem,e ca qeshtje tjera.Atehere pyes keni bere te mundshmen?

agroni11.04.2012/20:29

Te lumte per kete shkrim,vetem vazhdo te shkruash per kete pushtet qe ka sjelle kosoven ne mjerim .

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi i lehtė
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C