Bira e fundit e kavallit
Agron BajramiArtikujt tjerė
Është koha e fundit që të zgjohemi nga gjumi i rrejshëm, dhe të shohim se si do të mbetemi varfanjakë në periferi nën sundimin e politikanëve të korruptuar dhe opozitave populiste, për aq sa veten e shohim si shumë të rëndësishëm për botën dhe mbijetesën e saj
Kurdo që puna më dërgon jashtë vendit, diku në Perëndim, Vjenë, Bruksel apo Paris, që në aeroplan, duke shfletuar shtypin evropian, e kuptoj se ne, si në Kosovë ashtu edhe në tërë Ballkanin, në të vërtetë, jetojmë ende në të kaluarën.
Duke lexuar lajmet që janë më të rëndësishmet për njerëzit e Bashkimit Evropian, e kuptoj të vërtetën e pastër se ne shqiptarët, serbët, malazeztë, boshnjakët, e të gjithë ballkanasit e tjerë, përveç grekëve jemi në fakt të parëndësishëm përballë problemeve që sot i ngarkojnë evropianët e rëndomtë, si dhe liderët e tyre.
Kriza financiare, rënia ekonomike, përplasjet sociale, populizmi politik, terrorizmi ndërkombëtar i vendosin problemet tona mizore në hije në të cilën askush nuk na vëren, përveç ndoshta disa burokratëve nga Brukseli që marrin pagë për shkak se ne ende gjendemi diku në listën e telasheve.
Natyrisht, nuk ka nevojë njeriu të shkojë jashtë vendit për të kuptuar se sa jemi të parëndësishëm këto ditë. Se në disa vjetët e fundit jemi shndërruar në birën e fundit të kavallit bëhet e qartë edhe nëse njeriu vetëm lexon lajmet nga bota në shtypin lokal ballkanik, apo në faqet e internetit që rregullisht i hapim në kompjuterët tanë.
Por kur njeriu ulet në aeroplan dhe nis ti lexojë gazetat e huaja dhe fluturon jashtë diapazonit, aty ku nuk të mbërrijnë deklaratat e politikanëve lokalë, të cilët pandërprerë flasin se ne jemi qendra rreth së cilës sillet e tërë bota vetëm atëherë e kuptojmë se sa ne, në fakt, e kemi gabim.
Pse?
Sepse politikanët tanë, si zakonisht, na gënjejnë, por edhe për shkak se ne disi po kemi dëshirë të na gënjejnë!
Nuk na ka ënda të dëgjojmë se si shprehitë tona kështu, në periferi të interesimit botëror, duke luftuar kundër mizorisë dhe papunësisë së përditshme, do të lundrojnë deri në fund të jetëve tona, e ndoshta edhe më gjatë!
I duam politikanët tonë dhe dëshirojmë që ata vazhdimisht të na gënjejnë duke na thënë se jemi të rëndësishëm, se shumë shpejt do të arrijmë majat e rritjes dhe të zhvillimit ekonomik, stabilitetin politik dhe funksionalitetin e shtetit juridik, standard të lartë jetese dhe rilindje shoqërore.
Duam të ëndërrojmë se si qysh nesër do të jetë shumë më mirë dhe se të gjitha problemet tona do të zgjidhen dhe na vjen mirë kur liderët tanë na flasin për të ardhme të shndritshme, që është e garantuar, për shkak se e tërë bota në fakt është ngritur në këmbë që kjo copë toke, që e quajmë Ballkan, sa më shpejt të bëhet tokë e premtuar një lloj El Doradoje moderne, ku do të ketë ar për të gjithë njerëzit e përvuajtur!
Dokrra!
Ti lexojmë faqet e para të Financial Times apo International Herald Tribune e të shohim se cilat janë gjërat më të rëndësishme sot:
- Fazë e re e rrezikshme për Evropën, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar;
- Kriza ekonomike ngre rrezikun për rrugën e re politike të Egjiptit;
- Obama vendos taksat në epiqendër të fushatës zgjedhore;
- Banka Qendrore Evropiane nën presion të Greqisë;
- Sarkozy do të tërhiqet nëse i humb zgjedhjet;
- Britania: Të dhënat ekonomike më të këqija se çështë pritur, rritet rreziku nga thellimi i recesionit...
E nëse vazhdojmë me leximin e fazave të brendshme, do të shohim se prioritetet e njerëzve në tërë botën sot janë shumë larg prej nesh kriza financiare, rënia ekonomike, recesioni, jolikuiditeti i bankave. Sa i përket politikës ndërkombëtare, njerëzit janë të brengosur për zhvillimet e situatave në Lindjen e Afërt (Egjipti, Libia, Izraeli, Palestina
), në Bashkimin Evropian dhe Eurozonë (kolapsi grek, qeveritë e reja nën presion në Itali, e Spanjë) dhe me ethet zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francë
E ne - nuk jemi askund!
Mund të gjejë njeriu ndonjë lajm të vogël, prej dy-tre rreshtash, për situatën në Ballkan, ose ndonjë pakëz më të gjatë për ballkanasit në rubrikën e sportit apo të kulturës. Por, që ne jemi qendër e botës atë duhet harruar; mundet nesër i tërë Ballkani të zhduket nga faqja e dheut, dhe në Bruksel, Uashington apo Londër, shumica do të rrudhnin krahët në heshtje dhe do ti vazhdonin fushatat e tyre politike me temat ekonomike.
Është koha e fundit që të zgjohemi nga ky gjumë i rrejshëm dhe të shohim se si do të mbetemi varfanjakë në periferi, nën sundimin e politikanëve të korruptuar dhe opozitave populiste, për aq sa veten e shohim si shumë të rëndësishëm për mbijetesën e botës.
(Kjo kolumne e kryeredaktorit të Kohës Ditore është botuar edhe në gazetën më të madhe malaziase Vijesti)


Afrim Syla04.02.2012/22:59
Artikull i nevojshem per ta rrit syqeltesin tek populli i cili pernime ka rene ne gjume te thelle !

Artan Q02.02.2012/19:18
Kohet e fundit me ka ra me teper koh, me ndjek debate politike, neper TV tona.Kam lexu dhe gazeta, sa isha me pushime ne Kosove.Eshte shume e kot me humb koh duke i lexu disa gazeta, e disa Tv.Hiqen si te PAVARURA, mirpo ne fakt eshte e kunderta.Analistet e gazetaret tone te dashur,ne vend se te kritikojn poziten, e opoziten, per mangesit e tyre, perkundrazi anojn, sa nga njera ane, ne tjetren. Madje gazetaret , dhe analistet zihen ne mes vete, e i personalizojn qeshtjet.Nje tjeter gje qe me ka ra ne sy, eshte se ka SHUME njerz qe i thon vetes ANALIST. Me 2324 vjec ANALIST?????Vertet ket njeri,Agron Bajramin c moj, e inkurajoj dhe me tutje qe t punoj, po me ket guxim dhe pa ansi,per shqiptaret ne pergjithsi.Prej ca muajsh jam lexues i rregullt i Kohes Ditore ne internet. Une e pergezoj Agronin dhe ata pak gazetare qe kan ngel ne Kosove qe te punojn me ndershmeri. Me Rrespekt Artani nga Sllovenia

agimi02.02.2012/18:31
Pajtona me kto lajeme krejtesisht dhe me vend vetem politikanate evropjan fusi koflikt ne vende tona si pershebull here e perkrahin poziten e here opozite e njqashem edhe ne shqiperi .

Une02.02.2012/17:02
Shkrim i vecante.

Laura Ustaibo02.02.2012/15:32
I nderuari Agron, vazhdo te mbetesh nje nga analistet neutral sepse po i zberthen ceshtjet ne detaje me mjafte menquri dhe urtesi. Zaten njeriu nga 1011000 mije metra lartesi rezonon me sakte ! Eshte koha qe populli shqiptar ta kuptoj se duhet leruar arat e veta e punuar kopshtijet e veta per te arritur nje mireqenje dinjitoze, e jo akoma pritje te kota nga perendimi! Kete qe po e thua ketu vazhdo te ia thuash edhe neper debate televizive se me te vertet eshte shume shume me rendesi qe ky popull ta kuptoj se nuk qane kush koken per ta por se duhet vete ndryshuar gjendjen e mjere ne te cilen gjenden. Edhe njehere te lumt Agron!

Ismet Shabani02.02.2012/12:49
I nderuar Agron, Shkrimi dhe rezumeja e juaj lidhur me situaten në të cilen gjendemi, është ndër më të mirët dhe më të qëlluarit që në kohet e fundit kam arritur ti lexoj. Fatëkeqësisht, një Oqean i problemeve tona në Ballkan, është vetëm një gotë uji, të mos them një pikë uji në Oqeanin e problemeve që sot ka bota! Dhe kur derdhet ajo aty, as që merret vesh se ka rënë diçka në të, edhe pse shpesh brutalitetet dhe sjelljet, janë si metamorfozë e bombave të kurdisura në vendin tonë, njëkohësisht edhe probleme jo aq të vogla për boten. Gërshetimi i interesave të caktuara, kanë bërë që lamshi i problemeve tek ne të jetë i mbështjellur shumë keq. Ne, po donim, këtë problem do ta zgjidhnim ngadal e me sukses, ndersa bota, prej së ciles presim me padurim të na zgjidhë atë, shpesh si edhe herave tjera, i mshon arbitrarisht, duke e prerë lamshin për të kriju fije edhe aty ku neve nuk na pëlqen. Për ata kjo është e parëndësishme, sepse, jemi bërë si një mizë e merzitshme në trupin e tyre!

jeta02.02.2012/11:25
je ni nder gazetaret ma te mir ne kosov

Arsim Sylejmani01.02.2012/23:41
e verteta eshte pozite e opozite jane ka mundohen ta ken e ta mbajne secila pushtetin per te shfytezuar institucionet per qellime dhe perfitime personale, prandaj kisha pa nje opozite apo nje opozite e te cilat kishin hy ne konkurenc ndermjet veti vetem ateher kur kishin afro secila sa me high plane zhvillimore ekonomike.... mirepo fatekeqesisht nga pozita institucionet shfrytezohen per qellime dhe perfitime personale ndersa nga opozita me ankesa per ta pasur pushtetin dhe asgje me shume.... perjashtim te nje subjekti politik.....!

izet01.02.2012/21:29
Vetem nje permiresim, kur ndodhin raste te pakendshme sikur ... sjet, hajnit, konfiskim i droges, etj, atehere behemi qender e vemendjes. Duhet te shkruhen edhe keto. Liria e vertete arrihet tek kur lirohemi nga vetevetja.








beqa12.02.2012/11:57
qeshtu duhet ti flitet popollit shkurt e trup