ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

NASA: Për dy vjet do të zbulojmë planetin si Toka

Publikuar: 12.05.2012 - 22:02

Gjatë dy viteve, pohojnë shkencëtarët e NASA-s, do të zbulohet planeti në të cilin, mu sikurse në tokë, do të jetë e mundshme jeta.

Astronomët deri tani kanë zbuluar më shumë se 750 planetë tjerë, ndërsa teleskopi hapësinor i NASA-s, Kepler, ka regjistruar 2.300 “kandidatë” shtesë të cilët tani duhet të studiohen dhe të shihet nëse bëhet fjalë për planetët. Planeti në të cilin mund të ekzistojë jeta si në Tokë, duhet të ketë madhësinë e planetit tonë dhe në distancë përafërsisht të njëjtë nga “dielli i vet”, respektivisht ylli rreth të cilit rrotullohet.

“Besoj që teleskopi Kepler do të gjejë planetë si toka gjatë dy viteve të ardhshme. Do të mund të tregojmë me gisht saktësisht në yllin e caktuar në qiell dhe të themi: Ky është planeti në të cilin është e mundshme jeta”, është i bindur Shawn Domagal-Goldman, hulumtuesi nga selia e NASA-s në Washington.

Shkencëtarët e NASA-s tashmë janë duke punuar avancimin e mënyrave me të cilat do të vëzhgojnë planetët e sapozbuluar, të ngjashëm me Tokën. Thonë që procesi është shumë i komplikuar dhe kërkues, sepse bëhet fjalë për planetët e vegjël, të cilët për shkak të shkëlqimit të yllit të tyre amë, është gati e pamundshme të vërehen, përcjell Space.com.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°C
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C