Për 40 vjet numri 38 i konfeksionit rritet për 10 centimetra

Artikujt tjerė
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Në Kamboxhia zbulohet një qytet i lashtë
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
Arsyeja për rritje fshihet në ijët, të cilat që nga viti 1975 janë zgjeruar për 7,5 centimetra, ndërsa tregtarët ua bëjnë qejfin femrave ashtu që zvogëlojnë madhësinë që veshin.
Pantallonat e femrave janë për 10 centimetra më të mëdha sesa kanë qenë para 40 vitesh. Gjerësia e belit me numër 38 është rritur për 10 centimetra që nga viti 1975, në 70 cm sa është sot, tregon studimi britanik.
Arsyeja për këtë fshihet në ijët të cilat janë zgjeruar për 7,5 centimetra. Sipas hulumtimit, femrat që sot veshin numrin 38, në vitin 1975 do të vishnin numrin 42, shkruan Daily Mail. Dizajnerët përgjatë viteve kanë reduktuar madhësinë për të fshehur faktin që femrat janë gjithnjë më të gjera, pohojnë ekspertët e modës.
Në fakt, bëhet fjalë për përshtatjen e madhësive kotësisë. Veshjet punohen ashtu që femrat mendojnë që veshin numër më të vogël sesa e kanë në të vërtetë dhe ndihen mirë, thekson Gemma Seager nga blogu britanik i modës, Retro Chick.
Tregtarët si dhe dizajnerët e modës e dinë që është goditje e qëlluar nëse femra gjen diçka që i pëlqen e që ka edhe madhësi më të vogël se çka vesh zakonisht. Por kjo ka edhe anën e keqe, sepse femrat tanimë nuk dinë as se çfarë numri veshin, sepse ai ndryshon nga një dyqan në tjetrin.







