ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pse u qeshemi shakave të këqija

Publikuar: 10.08.2012 - 10:11

Normat shoqërore ndonjëherë na parandalojnë të flasim të vërtetën, prandaj privilegjojmë njerëzit edhe kur nuk duhemi. Sa herë jeni gjetur në situatën kur një person ka treguar ndonjë shaka, e cila është thjesht pa lidhje, nga e cila ju kanë ngritur flokët në kokë, ndërsa vetëm keni qeshur, por veten e keni pyetur “çka dreqin tha?” Jo, kjo nuk do të thotë që jeni hipokrit ose “i lëpiheni” shefit ose ndonjë mashkulli/femre të bukur, por bëhet fjalë për atë që njerëzit janë të programuar të mos i turpërojnë të tjerët.

Këtë gjë e pohojnë edhe shkencëtarët nga Universiteti në Florida të cilët kanë bërë një studim pikërisht për këtë temë. Udhëheqësja e studimit, Joyce Ehrlinger, thotë që normat shoqërore thjesht na ndalin të flasim të vërtetën në situata të tilla, çka në fakt nuk është mirë, sepse qëllimin tonë të mirë shakaxhinjtë e interpretojnë si mbështetje, ju rritet vetëbesimi dhe pason vargu i shakave edhe më pa lidhje.

Rekomandimi është që të përpiqeni të kapërceni programin shoqëror i cili ju parandalon reagimin e sinqertë të paktën tek të afërmit të cilët duhen të parandalohen të duken qesharakë para njerëzve. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CShi i lehtė
Shkup 22°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C