ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Disqe të kuqe për NAS

Publikuar: 15.07.2012 - 14:57

Western Digital ka prezantuar versionin e posaçëm Red të disqeve me etiketa të kuqe, që  u dedikohen sistemeve NAS. Disqet janë të formatit standard 3,5” dhe sipas kësaj kompanie janë të dizajnuara apostafat për NAS sisteme më të vogla (1 deri 5 disqe) dhe përdorim në shtëpi apo zyra të vogla (SOHO).Disqet Western Digital Red vijnë me teknologjitë NASware, 3D Active Balance Plus për performanca më të mira dhe siguri si dhe IntelliPower RPM. Western Digital thekson edhe MTBF-në prej një milion orësh si dhe shpenzimin e ulët të energjisë, garancinë trevjeçare dhe shërbimin premium pa pagesë për përkrahje 24/7.

Disqet janë në dispozicion me kapacitet prej 1, 2 dhe 3 TB, kanë interfejs SATA 6 Gbps dhe buffer 64-megabajtësh si dhe shpejtësi të bartjes së të dhënave prej 145 deri 150 MB/s. Çmimet janë 109, 139 dhe 189 dollarë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell