ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Publikuar: 30.06.2012 - 09:22

Londër, qershor – Një studim i ri i kryer nga Universiteti Cambridge  ka konstatuar se burrat në të vërtetë bëhen më të lumtur nëse kryejnë punë shtëpie.

Grindjet familjare në këtë mënyrë pakësohen dhe niveli i përgjithshëm i lumturisë në shtëpi përmirësohet, kur burrat angazhohen më shumë në kujdesin e shtëpisë, shkruan në studim.

Bashkëshortët dhe të dashurit ndihen fajtorë kur nuk e kryejnë pjesën e tyre të punëve në shtëpi, tregon studimi i financuar nga tatimpaguesit rreth dallimeve midis burrave dhe grave. Në studim megjithatë thuhet po ashtu se burrat preferojnë një jetë të qetë me punë shtëpie, krahasuar me një jetë të zhurmshme dhe me shkëputje nga pjesa tjetër.

Ekipi i akademikëve ka bërë të ditur se ata kishin pritur të gjejnë përkeqësim të grindjeve familjare dhe rënie të mirëqenies së burrave, kur ata të kryejnë më shumë punë shtëpie. Megjithatë, ata kanë raportuar se ndodh pikërisht e kundërta.

“Arsyeja mund të jetë për shkak se gjithnjë e më shumë burra përkrahin barazinë gjinore dhe për këtë arsye nuk ndihen rehat kur gratë merren me të gjitha punët e shtëpisë. Po ashtu, gratë janë duke u bërë gjithnjë e më shumë këmbëngulëse në shfaqjen e pakënaqësisë rreth mospunës së partnerëve të tyre”, shkruan në studim.

Rezultatet bien në kundërshtim me grupin e madh të hulumtimeve që sugjerojnë se me gjithë avancimin e grave në punë dhe karrierë, burrat vazhdojnë që pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë t’ua lënë partnereve të tyre.

Studimi më i ri nga profesoresha në Universitetin e Cambridges, Jacqueline Scott, si dhe një ekip akademikësh, e ka bazuar pohimin e vet në rezultatet e “European Social Study”, një sondazh i financuar nga Brukseli që përfshin 30.000 veta në 34 shtete. Ata janë pyetur se sa kohë kalojnë për zierje, larje, pastrim, blerje dhe mirëmbajtje të shtëpisë. 

Komente (2)

OBERHAUSEN FERIZAJ 30.06.2012/22:26

PO PO MIRE E KINI BURRAT I BANE TE LUMTUR PUNT E SHTEPIS 1 JAVE KESH VET ME MINCI QE MUJSHA ME LA NJE GOTE E NJE PJATE ME VULLNET E LEJE MO ME FSHI E PASTRU PO LENI POSH ZOTIN KTO LLAVENASHTA ATA QE JANE QENE TE GRUES I BAJN SE NDRYSHHE SPO ME MERRE MENJA QE BANE BURRI PUNE TE SHPIS ME VULLNET

pishtari30.06.2012/10:40

jane ndrru rolet per ata po shkon dunjaja mrapshte.

1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu