ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

NVIDIA GPU në programin hapësinor në Indi

Publikuar: 24.06.2012 - 14:57

NVIDIA ka publikuar që sistemi SAGA, një nga superkompjuterët më të fuqishëm në Indi, i cili gjendet në maje të listës Top500 të superkompjuterëve më të fortë në botë, përdorë procesorët grafik NIVIDA që në mënyrë të konsiderueshme të shpejtojë dizajnin dhe analizën e mjeteve për dërgesë, të cilat janë thelbësore për programin hapësinor. I zhvilluar nga Organizata Hulumtuese Hapësinore në Indi (IRSO), një nga gjashtë agjencitë më të mëdha botërore për hulumtim të hapësirës, superkompjuteri SAGA përdoret për manovrimin me vlerësimet komplekse të hapësirës ajrore. Me ndihmën e 640 NVIDIA Tesla GPU dhe performancës “peak” 394 teraflops, SAGA i mundëson ISRO-s të shpejtojnë dhe avancojnë dizajnin dhe analizën të automjeteve të reja si dhe atyre ekzistuese për lansimin e satelitëve, duke mundësuar simulime komplekse dhe të sakta të dizajnit.

ISRO përdorë sistemin SAGA dh aplikacion PARAS-3D për të filluar vlerësimet kompjuterike kërkuese dhe në detaje të dinamikës së fluideve (CFD) në simulimet të cilat optimizojnë dizajnin e automjeteve për lansim. Me GPU-të, ISRO ka mundësinë për të kryer simulime më komplekse 7-8 herë më të shpeshta se sa me sistemet e bazuara vetëm në CPU-të, duke shkurtuar kështu kohën e cila është e nevojshme për krijimin, testimin dhe finalizimin e dizajnit të ri.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CRiga
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu