ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Samsung lanson Music Hub

Publikuar: 02.06.2012 - 20:22

Samsung bashkë me fillimin e shitjes së telefonit të mençur Galaxy S3, i cili prej para disa ditësh është në shitje edhe zyrtarisht në 28 vende evropiane dhe të lindjes së afërt, ka lansuar edhe shërbimin e vet muzikor – Samsung Music Hub. Music Hub tani për tani është në dispozicion vetëm në aparatet S3, por në periudhën në vazhdim pritet përkrahja edhe për smartphone aparatet e tjera të Samsungut, pastaj për Smart TV, dhe pajisej e tjera mobile. Servisi nga katalogu prej 19 milionë këngëve ofron streaming pa pagesë të përmbajtjes adekuate dhe këngëve të blera përmes telefonit ose web interfejsit, ndërsa për rreth 15 euro në muaj ofron accountin premium me streaming pa kufi, rekomandime dhe 100 GB hapësirë në cloud për ruajtje online të bibliotekës suaj muzikore. Music Hub do të jetë karakteristikë standarde e të gjithë telefonave dhe Smart pajisjeve të ardhshme të Samsungut, ndërsa Samsung shpreson që do të bëhet një prej streaming serviseve muzikore më të popullarizuara.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CI kthjellėt
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 16°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°C
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme