• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Albumi i ri i Gwen Stefani me “No Doubt”, në shitje më 25 shtator

Publikuar: 15.05.2012 - 15:02

Los Angeles, 15 maj - Gwen Stefani është duke punuar intensivisht rreth albumit të ri të grupit “No Doubt”. Bendi kohët e fundit nëpërmjet Youtube ka vendosur që të njoftojë daljen e shpejtë të albumit të ri, të cilin janë duke e pritur për më shumë se dhjetë vjet. Në mars, Gwen dhe i djemtë e grupit festuan 25-vjetorin e ekzistimit, dhe pas disa javëve deklaruan "Albumi i ri del më 26 shtator. Në fakt, 25 shtator".

Në video së bashku me ta ka punuar edhe vëllai i saj, Todd. Stefani kohët e fundit ka regjistruar edhe një tjetër video dhe e publikoi atë në YouTube. Ajo prezantoi këngën “Push and Shove”, të cilën e këndoi në studio. Më vonë i informoi të gjithë adhuruesit e saj nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Stefani deri më tani ka nxjerrë dy albume solo, si dhe një linjë të plotë të modës dhe aromave. Ajo u bë gjithashtu nënë me bashkëshortin Gavin Rossdale (frontmenin e rok grupit alternativ Bush), të dy djemve, Kingston dhe Zuma. A do ta ndryshojë amësia Stefanin, dhe bendin “No Doubt” rreth tematikës së këngëve të tyre, ende nuk dihet? Vetëm koha do ta tregojë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell