• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

E dashura e Obamës u martua me një boksier

Publikuar: 06.05.2012 - 17:20

E përditshmja “Daily Mail” rrëfeu ditën e diel historinë e të dashurës së parë serioze të presidentit aktual të SHBA-ve, Barack Obamës.

Alex McNear është sot nëna e një fëmije, drejtuese e një kompanie energjitike dhe me banesë në një vilë prej dy milion dollarësh, në Sag Habor, Nju Jork.

Mësohet se ajo është një demokrate dhe se në zgjedhjet e vitit 2008 votoi për presidentin e tanishëm.

Shumë vite më parë, ndërsa të dy ishin në universitet, ajo fitoi zemrën e studentit Obama. Megjithatë, për arsye që vetëm ajo i di, vendosi të refuzonte 20-vjeçarin premtues, duke bërë një zgjedhje që çuditi të gjithë familjarët e saj.

McNear vendosi të martohej me boksierin serb Bob Boziç, i famshëm për tentativën e grabitjes së 60 mijë dollarëve në një bankë, një zgjedhje që nuk u miratua asnjëherë nga familja e saj e klasës së mesme të lartë.

Nga ana e tij, Obama zhvendosi vëmendjen tek dashuria e dytë e tij, Genevieve Cook, përpara se të njihej me Michelle dhe të martohej me të.


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell