Rihanna kërkon shtëpi me qira në Londër

Artikujt tjerė
- Rihanna kërkon shtëpi me qira në Londër
- Martohen Mulligan dhe Mumford, Adele u këndon në dasmë
- Zonja e parë e Francës e tepron me botoks
- Anthony Hopkins mishëron regjisorin Alfred Hitchcock
- Angelina Jolie përfundon festimet, viziton refugjatët në Ekuador
- "Dr. House" në Librin Ginis të Rekordeve për pagë
- Çfarë do të veshë Lady GaGa në koncertet e saj
- Cilët VIP-a konsumojnë hashash
- Taylor Swift si marinar
- Monika Bellucci kundër operacioneve plastike
Londër, 27 prill - Këngëtarja e hitit "We Found Love", Rihanna, ka filluar që të kërkojë shtëpi në Londër, ku do të jetojë në muajt e ardhshëm, dhe krejt për shkak të xhirimit të një reality show.
Rihanna është duke planifikuar të shpërngulet nga Amerika për në Angli për tre muaj, shkaku i xhirimit të reality show të modës, i cili do të prodhohet nga rrjeti televiziv, "Sky".
Këngëtarja 24-vjeçare në këtë reality show do të bëjë përpjekje që të zbulojë yllin e ri në mesin e stilistëve të rinj, dhe kërkimin e saj do ta ndjekin gjatë gjithë kohës kamerat televizive.
Në mënyrë që të fokusohet vetëm në punë, këngëtarja ka udhëzuar ekipin e saj për tia gjetur një shtëpi në një nga pjesët e qeta të Londrës, ku do ti kalojë muajt e ardhshëm, dhe ndoshta edhe të blejë ndonjë pronë, pasi që një kohë të gjatë ka planifikuar të blinte një shtëpi në kryeqytetin e Anglisë.








