• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Lindsay Lohan aksidentohet, por shpëton

Publikuar: 09.06.2012 - 16:06

Los Angeles, 9 qershor - Aktorja Lindsay Lohan ka shpëtuar pa lëndime në një aksident të rëndë trafiku, pasi vetura e saj Porsche është përplasur me një kamion në një autostradë në Kaliforni.

Policia ka njoftuar se aktorja po udhëtonte me një mashkull të paidentifikuar për në xhirimet e filmit të saj të ri, "Liz & Dick", në momentin e aksidentit.

Reuters raporton se pas analizave është treguar se asnjëri nga vozitësit (as Lohan e as shoferi i kamionit) nuk kanë qenë nën ndikim të drogës apo alkoolit.

Zëdhënësja e aktores ka thënë se Lohan ka qëndruar vetëm dy orë në spital dhe pas analizave është lëshuar. Po ashtu, askush tjetër nga të përfshirët në aksident nuk ka mbetur i lënduar.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell