• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Arkeologët kërkojnë tuma ilire në Volljakë të Klinës

Publikuar: 27.04.2012 - 10:17

Klinë, 27 prill - Instituti Arkeologjik i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës në Klinë kanë nisur gjurmimet për zbulimin e tumave dhe vendbanimit ilir. Gjurmimet janë duke u bërë në tri vende në afërsi të fshatit Volljakë të Klinës dhe kompleksit të Ujëvarave të Mirushës te vendi i quajtur “Pishat e Volljakut”.

Shafi Gashi, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës, ka thënë se është duke u gjurmuar në tri vende, ku supozohet se ka tuma ilire që i takojnë kohës së bronzit dhe epokës së hekurit rreth 3 500 vjet më parë, por mund të ketë edhe varre të periudhës mesjetare. Sipas tij, në këtë vend supozohet të ketë 30 tuma ilire. Punimet do të zgjasin rreth një muaj dhe në të njëjtën kohë është duke u gjurmuar edhe për zbulimin e vendbanimit në afërsi pasi që edhe pozita gjeografike është e njëjtë ku në kodër mund të ketë pasur vendbanim, kurse me poshtë tuma. Ky është një projekt i Ministrisë së Kulturës. Gashi pohon se e njëjta pasqyrë kronologjike dhe kulturore është hasur edhe në fshatin Perçevë të Klinës, ku janë gjetur tuma ilire në gërmimet e viteve ‘70.

Kamer Rraci, zyrtar për trashëgimi kulturore në Klinë, ka thënë se supozohet se aty mund të ketë qenë vend ku më parë kanë jetuar ilirët dhe gërmimet që janë duke u bërë janë të një rëndësie të madhe. Sipas tij, gjurmë të tilla ka edhe në fshatrat Jashanicë, Dresnik dhe Siqevë të Klinës. 

 



 

Komente (1)

riza.berisha27.04.2012/22:51

ne volljak duhet te germohet se vertet ka gjurm te vendbanimeve ilire por te germohet edhe ne oborrishte. rudina plot gjurm ilire asht

1000  Karaktere
Prishtinė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell