Fituesin e monumentit të 100 vjetorit të pavarësisë e përzgjodhën juria dhe qytetarët

Artikujt tjerė
- Fituesin e monumentit të 100 vjetorit të pavarësisë e përzgjodhën juria dhe qytetarët
- Rrugëtimi i Kosovës dhe Bullgarisë pasqyrohet në harta
- Lahaj e Troni sjellin një natë romantike në Chopin Piano Fest
- Skenari kosovar fiton 70 mijë euro nga fondacioni gjerman
- Vatra- një shekull në shërbim të kombit shqiptar
- Kalendari historik, 26 prill
- Mein Kampf do të publikohet në Gjermani
- ProCredit Bank dhe DokuFest lansojnë garën për Videon më të Mirë Mjedisore
- EXIT i Novi Sadit pranon Kosovën
- Angjeli dhe Gruda, anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Tiranë, 26 prill - Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë njofton, përmes një komunikate për medie, se fituesi i Konkursit Ndërkombëtar të Monumentit, i shpallur në mbështetje të Urdhrit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Nr. 289 , datë 22.12. 2011 Për realizimin në skulpturë të veprës monumentale kushtuar 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar është projekti i paraqitur nga bashkautorët Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani). Ky projekt fitoi vendin e parë në vlerësimin e jurisë ndërkombëtare, të mbledhur nga datat 19 21 Mars 2012 në GKA duke marrë 31 pikë. Po ashtu edhe në votimin e hapur për publikun nga datat 6 Prill 17 Prill 2012 ky projekt fitoi vendin e parë me 33.8% të votave elektronike (ose 2181 vota). Nga votimi i përgjithshëm elektronik dhe i drejtpërdrejtë, projekti përsëri fitoi vendin e parë me 2210 pikë. Me datë 24 prill 2012 ky propozim u miratua si projekti fitues nga Komiteti Ndërministror për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Për autorët, banesa shqiptare ka shërbyer si shtëpi dhe fortifikim njëherësh, duke u bërë simbol kombëtar i qëndresës në shekuj. Për të shprehur idenë e pavarësisë ata sjellin një ndërtesë të hapur e cila paraqitet si dy gjysma kubi, ku njëra gjysëm mban çatinë dhe tjetra platformën. Kjo strukturë është menduar e lartë dhe e gjerë dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazer si: Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja.







