Në Universitetin e Prizrenit nis punën Universiteti i Fëmijëve

Artikujt tjerė
- Në Universitetin e Prizrenit nis punën Universiteti i Fëmijëve
- Vlerësohet sakrifica e 47 dëshmorëve të Qyshkut
- Termokosi - ndërmarrja publike me shërbimin më të keq
- Prishtina pa plan zhvillimor dhe atë rregullues urban
- Kaçaniku në pritje të zgjedhjeve
- Opozita jep alternativa se si të ndërtohet muzeu
- Opozita e Prizrenit kërkon raportin e Auditimit intern, KDI-ja e mbështet
- Ferizaj: Para balotazhit flitet vetëm për koalicione të heshtura
- Familjarët e të pagjeturve, të zhgënjyer me kërkesat për rivotimin e mocionit
- Serbët e zhvendosur të Lipjanit duan të kthehen më Graçanicë
Prizren, 14 maj - Bazuar në përvojat e universiteteve më prestigjioze perëndimore, të hënën solemnisht ka nisur punën Universiteti i Fëmijëve i themeluar me vendim të Senatit të Universitetit të Prizrenit. Në ligjëratën e parë të organizuar me këtë rast nga profesori i UPZ-së dhe koordinatori i Universitetit të Fëmijëve, me temë: Pse kemi nevojë për ligje? kanë marrë pjesë rreth 500 nxënës nga shkollat fillore të regjionit të Prizrenit.
Rektori i Universitetit të Prizrenit, . Mazllum Baraliu, ka thënë se themelimi i Universitetit të Fëmijëve paraqet një moment shumë të rëndësishëm për Universitetin e Prizrenit. Qëllimi i Universitetit të Fëmijëve është për të rritur aspiratat, të nxisë motivimin dhe dashurinë e të mësuarit në mesin e fëmijëve tanë, ka theksuar Rektori i UPZ-së. Ai së bashku me kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja me këtë rast kanë shpërndarë indeksat e parë për fëmijët e regjistruar në Universitetin e Fëmijëve.
Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe profesori i Universitetit të Prizrenit dhe Prodekani i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, Xheladin Zymberi i cili a ka cilësuar si shumë të qëlluar këtë vendim të Universitetit të Prizrenit dhe u ka dëshiruar suksese fëmijëve që janë regjistruar në Universitetin e Fëmijëve.
Universiteti i Fëmijëve do të vazhdoj ti ketë dyer e hapura për fëmijët e regjistruar edhe gjatë tri javëve në vazhdim, përkatësisht çdo të hëne në ora 17:00, ndërsa në fund fëmijët do të marrin nga një diplomë. Kjo praktikë do të vazhdoj çdo vit në të ardhmen.







