Në Podujevë ndihmohen 140 fermerë me farë misri

Artikujt tjerė
- Në Podujevë ndihmohen 140 fermerë me farë misri
- Prizren: Kryesuesi Kryeziu inicion distancimin nga qëndrimet e Oroshit
- Riparohet sinjalizimi i rrugëve të Istogut
- Shtërpca mbushet me kontejnerë me mbishkrimin Ocistimo Srbiju
- Ferronikeli lavdërohet për investime e mbrojtje të ambientit
- Zyra Postare në Orllan bëhet me ujë
- Gurëthemeli para 8 vjetësh, përfundimi nuk i dihet
- Kryeqytetasit të pakënaqur nga shpërfillja e ankesave të tyre
- Bizneset pa interes për parkun e biznesit në Drenas
- Lirohen hapësirat publike nga tarracat e lokaleve hoteliere
Podujevë, 9 maj Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Podujevës, ka ndihmuar 140 fermerë me të mbjella pranverore. Fermerët e përzgjedhur janë ndihmuar nga DBPZHR-ja me nga 10 kilogramë farë misri (pionier 100-300) si dhe me nga 100 kg pleh artificial të kombinuar 3x15. Sipas drejtorit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Vezir Januzi, kjo ndihmë është ndarë nga mjetet për subvencione dhe kap vlerën e rreth 10 mijë eurove. Januzi ka thënë se kjo sasi e farës dhe e plehut artificial do tu mjaftojë 140 bujqve që të mbjellin nga 50 ari me misër.
E fermerët shprehen të kënaqur për këtë ndihmë modeste nga Komuna e Podujevës.









