• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Interesim për bashkëpunim ekonomik me Sllovakinë

Publikuar: 27.04.2012 - 16:46

Prishtinë, 27 prill   - Avancimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të komunitetit kosovar dhe atij nga Sllovakia mund të jetë çelësi i forcimit të suksesshëm të raporteve në mes të dyja shteteve. Në këtë drejtim Oda Ekonomike e Kosovës është e gatshme të japë kontributin e vet përmes bashkëpunimit me Odat Ekonomike nga Sllovakia që të krijohet një urë e bashkëpunimit ekonomik nga e cila urë do të zgjerohet ky partneritet edhe në fusha të tjera, theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim shefin e Zyrës Sllovake në Kosovë Henrik Markus dhe znj. Elishka Slavikova nga Instituti për Politika Evropiane.

"Është e vërtetë se falë mospranimit të Pavarësisë së Kosovës nga ana e Sllovakisë shumë procese ekonomike janë anashkaluar dhe kjo e dëmton avancimin e më tutjeshëm dhe jam i mendimit se duhet të kemi një qasje më proaktive në këndvështrimin ekonomik, të krijojmë mundësi për dialogim dhe partneritet mes ndërmarrësve kosovare dhe atyre sllovak dhe e tëra kjo të jetë platformë e cila do të ndikojë edhe në instanca të tjera që të kuptohet një realitet i ri rreth Kosovës" theksoi Markus.

Znj. Slavikova tha se pas pjesëmarrjes në konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ku ishin të pranishme shtetet që nuk e kanë pranuar Kosovën duhet të krijohen raporte të bashkëpunimit ekonomik dhe në këtë drejtim do të japë kontributin e saj që të informojë instancat dhe ndërmarrjet sllovake për mundësitë e bashkëpunimit.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell