Kosova ka mbi 170 prona në rajon

Artikujt tjerė
- Kosova ka mbi 170 prona në rajon
- KEK-u e sheh me leverdi zgjimin e bllokut A2
- Deri më 2015: as rritje pagash, as punësime
- Premtohet e rritje e buxhetit deri më 2015
- Në Xërxë, edhe një pikë grumbulluese
- Paga minimale në Kosovë sivjet sa ishte vjet
- Miliona euro për termocentralin e dënuar me vdekje
- Gërguri: Kosova pranë marrëveshjes me FMN
- IPKO lason programin IPKO PIKA
- Ferronikeli nuk pajtohet me gjoben, ankohet
Prishtinë, 26 prill - Trembëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, dhe katër vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë asete të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës, që gjenden në territorin e ish-Jugosllavisë, nuk udhëhiqen dhe nuk shfrytëzohen nga autoritetet kosovare. Zyrtarë qeveritarë pohojnë se ekziston vullneti dhe gatishmëria që kjo çështje të zgjidhet, por megjithatë, e konsiderojnë proces të vështirë dhe të ngadalshëm.
Sipas të dhënave zyrtare, Kosova ka 172 prona të subjekteve ekonomike në shtete të ndryshme të rajonit. Autoritetet kompetente kanë identifikuar pronat, por ende nuk kanë arritur që ti identifikojnë të gjitha adresat se ku gjenden, për çka shfrytëzohen, dhe kush është pronari i vërtetë i tyre.
Për këtë çështje, Ministria e Punëve të Jashtme ka formuar një komision të veçantë, bën të ditur Rel.
Artan Behrami, këshilltar në këtë ministri, thekson se gjatë vizitave që kanë pasur në vendet e ndryshme të rajonit, është ngritur edhe problemi i pronave . Komisioni është duke funksionuar, është mbledhur disa herë, dhe në vizitat që kemi pasur në vende të ndryshme të rajonit, është ngritur kjo çështje. Ka një gatishmëri shumë të madhe edhe nga shtetet e rajonit, që të ketë zgjidhje të problemeve që janë grumbulluar gjatë këtyre periudhave, shprehet Behrami.
Ndërkaq, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kanë deklaruar se që nga fillimi i punës së kësaj agjencie, ka qenë e vështirë të ketë qasje në ndërmarrjet kosovare që janë të vendosura jashtë Kosovës.
Vetëm në territorin e Serbisë gjenden 104 prona të ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa në Mal të Zi 42 asete.
Berat Rukiqi, sekretar në Odën Ekonomike të Kosovës, shprehet se subjektet ekonomike të rajonit nuk kanë treguar gatishmëri që të diskutohet kjo çështje. Ai tregon se edhe disa prona të Odës Ekonomike të Kosovës ekzistojnë në Mal të Zi, e që ende nuk shfrytëzohen nga ky asociacion. Ai thotë se për këtë çështje duhet të bisedohet me të gjitha vendet e rajonit, duke filluar së pari nga shteti fqinj i Serbisë. Kështu që Serbia ka vepruar, dhe shumë vende të rajonit nuk kanë pasur gatishmëri që të diskutojnë, prandaj duhet të fillohet me Serbinë fillimisht, e pastaj me vendet tjera, që kjo çështje një herë e përgjithmonë të zgjidhet, shprehet Rukiqi.
Ndryshe, ndërmarrja shoqërore Jatex nga Peja, dhe kombinati metalurgjik Trepça, kanë prona më së shumti në Republikat e ish Jugosllavisë. Pastaj vijnë Eximkos, ndërmarrja Marketing-Export, e tjera.















