• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Premtohet e rritje e buxhetit deri më 2015

Publikuar: 25.04.2012 - 18:10

Prishtinë, 25 prill - “1 miliard e 499 milionë do të rriten të hyrat në buxhetin e Kosovës deri në vitin 2015, kurse shpenzimet kapitale do ta ruajnë nivelin prej 40 përqindësh”, ka deklaruar ministri i Financave, Bedri Hamza, në mbledhjen e Qeverisë gjatë prezantimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2013-2015, e cila u miratua nga kabineti qeveritar. Ministri Hamza ka prezantuar në mbledhjen e sotme të hyrat në tremujorin e parë në buxhetin e Kosovës, që, sipas tij, të hyrat nga doganat ishin në 16 për qind të planit vjetor, kurse të hyrat nga ATK-ja arrijnë në 22 për qind të planit vjetor. Qeveria ka aprovuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për grevat dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Procedurat Kontestimore. Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe vendimin për themelimin e Komisionit Disiplinor për Sekretarin e Ministrisë së Infrastrukturës.

 

Komente (2)

Adriatik29.04.2012/05:31

NESE 1 VEND ESHTE DASHT TE KET EKONOMI ME TE MIR NE ZEMER TE EUROPES JEMI NE PO SKEMI NJEREZ QE NA UDHEHEQ ARKITEKTAT E VITEVE TE 70 E KAN NDERTU KOSOVEN SI SHTET FUNKSIONAL EDHE PA NDIHMEN E EUROPES PO I SHITET PRONAT SHTETRORE E TASH MERUNI ME ESKORT TURP SDI PO THAQI SKA PAS TELEVIZION ME PA BUJKUN EMISION QE ISHTE NE RTP DIKUR KUR POPULLI JETONTE EDHE PA NDIHMEN E EUROPIANVE PRAP NGA USA JU PERSHENDES KALONI MIR MAGART E ZI BRE

alfonsiekspert i lamis25.04.2012/19:26

kollaj shtohet bugjeti. Nafta te bahet 13 euro. plini 9 euro gjdogja 50 për qind ma shtrejt e kshtu me radh. 2.5 miliard derisa te ardhunat e arsimtarve edhe dyfish ma shtrejt.

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell