• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Mjekët s’kanë punë në Kosovë shkojnë në Gjermani

Publikuar: 14.09.2012 - 11:13

Prishtinë, 14 shtator  - Mbajnë specializime edhe me vetëfinancim, vetëm të mos mbeten rrugëve. Të diplomuarit kosovarë në mjekësi kanë pak mundësi punësimi pas diplomimit.

Zgjidhja e vetme që e shohin si mundësi për të pasur një jetë sociale dhe për të aplikuar profesionin e tyre mbetet ikja jashtë vendit. Gjermania po vërshohet nga të rinjtë kosovarë me diploma të mjekësisë.

Siç shkruan gazeta “Zëri”, Shoqata për mësim të gjuhëve të huaja janë bërë tashmë rruga përmes së cilës kalohet për të depërtuar në Gjermani. Në faqet e tyre të internetit konkurse për aplikim pune për Gjermani publikohen herë pas here, kurse interesimi i aplikuesve  mbetet i lartë. Statistikat dëshmojnë se mjekët e rinj kosovarë nuk duan të jetojnë në Kosovë.

Një hulumtim i organizatës për arsim, shkencë dhe shëndetësi “KISCOMS” për planet e studentëve, si mjekë të ardhshëm thekson se një pjesë e konsiderueshme e mjekëve të rinj, e kanë lëshuar Kosovën, kryesisht në drejtim të Gjermanisë.

Një pjesë tjetër janë duke kryer procedurat përfundimtare administrative dhe pritet ta lëshojnë vendin, ndërsa edhe studentët që aktualisht vijojnë studimet në Fakultetin e Mjekësisë, janë duke punuar në këtë drejtim. Bazuar në të dhënat e hulumtimit, del se një numër shumë i madh i studentëve, ose kanë filluar kursin e gjuhës gjermane, ose planifikojnë ta fillojnë shumë shpejt.

Për të ndjekur kurset e gjuhës gjermane dhe të vazhdojnë specializimet në klinika të ndryshme në Gjermani 26 për qind e studentëve janë deklaruar se kanë filluar kursin e gjuhës gjermane dhe menjëherë pas përfundimit të studimeve do të vazhdojnë specializimin në Gjermani, sepse në Kosovë nuk kanë perspektivë edhe disa vjet, 50 për qind se planifikojnë së shpejti të fillojnë kursin e gjuhës gjermane dhe menjëherë pas përfundimit të studimeve do të vazhdojnë specializim në Gjermani, sepse në Kosovë nuk kanë perspektivë edhe disa vite

 

Komente (3)

dituri17.09.2012/20:49

@AgimiBerlin, nuk qenke ne rrjedha zoteri, tashme shume mjeke kane shkuar ne Gjermani dhe jane ne specializim. Kushti eshte njohja e gjuhes gjermane, dhe nota mesatare e larte gjate studimeve. Bile bile edhe familjen kane mundesi ta marrin atje gjate studimeve.

armira17.09.2012/13:29

shume e vertete, mashtrime.

AgimiBerlin16.09.2012/10:59

Krejt ky eshte biznes i atyre qe mbajne kurse gjermane ne Kosove, nga se me diploma te Kosoves ne gjermani nuk kane shansa teorike te punojne ne sistemin mjekesor. Ata se pari duhet te kene vendqendrim te perhershem ketu, e me pastaj diplomat e tyre te i nenshtrohen barazvleresimit profesional, ku diferenca e planprogrameve eshte mbi 70 perqind. Mos i mashtroni te rinjte me artikuj te tille se i moret ne qafe e i late rrugeve te EUse.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu