• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Peja rizbulon turizmin

Publikuar: 25.06.2012 - 12:47

Pejë, 25 qershor - Edhe zyrtarisht është hapur sezoni turistik në Pejë. Ky qytet rrëzë Rugovës ka marrë një pamje më ndryshe se zakonisht, pas financimit prej 600 mijë eurosh të një projekti nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Komuna. Për të promovuar edhe më shumë resurset natyrore të kësaj ane, janë angazhuar rreth 300 pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme.

Qytetarët, të cilët dëshirojnë t’i vizitojnë bukuritë natyrore në Rajonin e  Dukagjinit, tani e tutje do ta kenë më të lehtë, raporton KTV-ja.

Përgjatë rrugës së Grykës së Rugovës për në ujëvarë  janë ndërtuar shtigje të reja të gjelbëruara , strehë për pushim, dhe janë vënë tabela informuese.

Për të promovuar këtë projekt dhe për të bërë hapjen zyrtare turistike të Pjesës, janë zhvilluar aktivitete të shumta, si turi i çiklizmit, ngjitja në shkëmbinj dhe ligjërata të ndryshme.

Ky projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Pejës , Deçanit dhe të Junikut është vlerësuar si shumë i rëndësishëm.

Financuesit dhe menaxherët e projekt kanë thënë se ky është një hap drejt përmbushjes së kritereve të Kosovës drejt rrugës në Bashkimin Evropian.

Pas kësaj, në qendër të Pejës vizitorët kanë pasur rastin të shijojnë ushqimet tradicionale në kuadër të manifestimit njëditor.

Ndërkaq në fund pjesëmarrësit janë drejtuar tek “Shtegu i Shëndetit” ku edhe kanë prerë shiritin inaugurues.

Ky projekt ka kushtuar rreth 600 mijë euro, ndërsa do të vazhdojë së realizuari gjatë gjithë verës.





 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell