• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

“Trepça” fiton mbi 10 milionë nga kontrata me zviceranët

Publikuar: 27.05.2012 - 08:42

Prishtinë, 27 maj - Milionat që do t’i fitojë nga shitja e koncentratit menaxhmenti aktual i kombinatit “Trepça”, pretendon t’i fusë në investime kapitale. Nga shitja e pesë mijë tonëve koncentrat të plumbit dhe zinkut, kjo ndërmarrje shoqërore me status të veçantë pritet të përfitojë mbi 10 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore. Për një ton koncentrat minerar të plumbit, kompania që ka fituar tenderin për blerje, “Glencore International”, do t’i paguajë 2639 dollarë amerikanë. Kthyer në euro, i bie që një ton i lëndës së parë minerare të plumbit të shitet me çmimin prej 2100 eurosh. E për koncentratin e zinkut, kontrata parasheh çmim më të ulët. Një ton koncentrat minerar i këtij metali do të shitet për 615 dollarë amerikanë, ose 591 euro. Kontrata e re me kompaninë zvicerane  është firmosur më 16 maj. Të njëjtës kompani i pati skaduar kontrata e blerjes së xeheve nga “Trepça” në ditën e fundit të vitit 2011.



(Tekstin e plotë lexoni sot në gazetën Koha Ditore)


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu