• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë asgjëson fidane

Publikuar: 26.05.2012 - 20:36

Kamenicë, 26 maj - Inspektoret fitosanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimeve të rregullta të prodhuesve të materialit fidanor ne komunën e Kamenicës  kanë hasur ne fidane te cilat si shkak të ruajtjes joadekuate, në trap kanë humbur vitalitetin dhe aftësinë mbirëse të tyre dhe si të tilla nuk kanë siguri në zënie (mbishmëri). Për të mbrojtur fermerët kultivues të pemëve dhe konsumatorët që mbjellin drunjtë dekorativ,  inspektorët bën asgjësimin e tyre. Llojet e fidaneve ishin kumbull, dardhë, pjeshkë dhe drunjë të ndryshëm dekorativ. Sasia e fidaneve të asgjësuara është gjithsejtë 5100. Asgjësimi u ekzekutua me djegien e tyre ne pronën e prodhuesit ne prani të inspektoreve të AUV-së.

I gjithë materiali fidanor i pemëve, bimëve dekorative si dhe fidanet e perimeve që tregtohet ne vendin tonë i nënshtrohet kontrollit të inspektoreve fitosanitar kufitar dhe te brendshëm për t’i mbrojtur fermerët tonë nga fidanë të cilësisë se dyshimtë me ndonjë sëmundje, thuhet në komunikatë .

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme