Në Shqipëri ulen importet, rriten eksportet

Artikujt tjerė
- Në Shqipëri ulen importet, rriten eksportet
- Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve investon në letra me vlerë
- "British Airways" braktis Kosovën
- Biznesmenët ulqinakë themelojnë klubin e biznesit Anamali
- Investitorët e Kosovës së re kërkojnë kohë shtesë
- LDK: Depolitizimi i rrit çmimin e PTK-së e jo konferencat ndërkombëtare
- Mbikëqyrësi i jep notë pozitive ndërtuesit të autostradës
- Nga Doganat 7 milionë euro më pak se vjet
- Ujëvarat e Mirushës zonë e mbrojtur
- Malajzia një treg e mundësi ekonomike për Kosovën
Tiranë, 25 maj - INSTAT në raportin për tregtinë e jashtme për vitin 2011, deklaron se gjatë muajit prill të këtij viti është shënuar ulje e ndjeshme e importeve, ndërsa ka pasur rritje të eksporteve, në krahasim me një muaj më parë. Ndërkohë, deficiti tregtar për këtë muaj shkon në shifrat e 22 miliardë lekëve, bën të ditur BW.
Në Prill 2012 u eksportuan 18,036 miliardë lekë mallra, me rritje 7.9 për qind në krahasim me mars 2012 dhe rritje me 27.1 për qind në krahasim me prill 2011. U importuan 40,114 miliardë lekë mallra me ulje 9 për qind në krahasim me Mars 2012 dhe ulje 12.4 për qind në krahasim me Prill 2011. Deficiti tregtar i këtij muaji është 22,077 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 19.2 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 30.1 për qind krahasuar me Prill 2011. Tregtia me vendet e BE është 65.4 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të
jenë Italia dhe Greqia,- bëri me dije INSTAT.










