• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

LDK: Depolitizimi i rrit çmimin e PTK-së e jo konferencat ndërkombëtare

Publikuar: 24.05.2012 - 15:59

Prishtinë, 24 maj - E shtyrë nga nevoja për të siguruar mjete për të mbuluar deficitin buxhetor, Qeveria Thaçi po ngarend nëpër konferenca ndërkombëtare për të privatizuar sa më parë asetet publike që janë të qytetarëve të Kosovës. Konferenca në Londër ku ministrat e Qeverisë Thaçi prezantojnë mundësitë për investime në telekomunikacion është humbje e parasë publike, thotë LDK përmes një kumtese dërguar medieve.

Asnjë investitor serioz nuk bazohet në prezantimet e ministrit Beqaj në Londër lidhur me investimet e tyre në Kosovë. Ata e studiojnë tregun kosovar drejtpërdrejt. Ata lehtë mund të konstatojnë se ekonomia kosovare është një treg ku përparësitë krahasuese përcaktohen në bazë të lidhjeve me politikën. Perceptimi për nivelin e lartë të korrupsionit nuk mund të përmirësohet përmes konferencave ndërkombëtare, por përmes vendimeve konkrete në vend.

Është fakt se PTK është politizuar skajshmërish me punësimin e militantëve partiak në pozita udhëheqëse. Mbipunësimi që ka ardhur si rezultat i akomodimit në PTK të familjarëve të kabinetit qeveritar ka bërë që shpenzimet për paga dhe shpenzimet operative të PTK-së të tejkalojnë standardet në këtë sektor të ekonomisë. Raportet vjetore të PTK-së tregojnë qartë për ulje të performacës nga viti në vit që natyrisht do të ndikoi negativisht tek investitorët potencial duke ulur çmimin e PTK-së. Involvimi i politikës në PTK shihet edhe përmes krijimit të sindikatës së dytë politike në PTK. Në këtë drejtim, konferencat ndërkombëtare nuk mund të ndihmojnë.

Investitorët potencialë mund të kuptojnë lehtësisht se ish menaxhmenti i PTK-së ka lidhur kontrata të dëmshme për kompaninë nën presionin e shefave të tyre në qeveri. Investitorët potencial gjithashtu mund të shohin shifrat nga raportet vjetore të PTK-së se punësimi është rritur me disa mijëra punëtorë, ndërkohë që fitimi i kompanisë ka rënë dukshëm në tri vitet e fundit. Investitorët mund gjithashtu të shohin se investimet kapitale në PTK-në janë ndërprerë tash e dy vite, duke ndikuar negativisht në nivelit e kapitalizmit dhe avancimit teknologjik të kësaj kompanie dhe rrjedhimisht në pozitën konkurruese të kësaj kompanie në treg.

Në këto vite krize të eurozonës, LDK vlerëson se vendimi më i mençur është shtyrja e privatizimit të PTK-së deri në një kohë më të mirë kur kriza të ketë kaluar. Kjo për arsye se çmimi që mund të shitet PTK do të jetë i ulët. Privatizmi i PTK-së duhet të shtyhet edhe për shkak se mjetet që do të përfitoheshin nga shitja e PTK-së nuk mund të inkasohen këtë vit kur nevojat buxhetore janë më të mëdha për kesh. Në vend të kësaj, LDK konsideron se duhet koncentruar në rritjen e performancës në PTK, racionalizimin e shpenzimeve, rritjen e aftësisë konkurruese në treg si dhe depolitizimin e plotë të PTK-së. 

Komente (2)

Ali Mukushnica26.05.2012/11:29

Rexhe Gjonbalaj eshte kreu i mafis ne ket kompani. Ai me aktakuz te konfirmuar dhe ptk ne shitje. Edhe nese PTK eshte ne shitje ky bord politik dhe me ngarkes te korrupcionit duhet urgjentisht me u shkarkue. Kjo do ti rrit vleren PTKs. Pra qeveria do te duhetj ta demilitarizoj nga militant duke fillue nga Bordi ne krye me njeriun me te demshme Rexhe Gjonbalajn i cili siq dihet ka bankrotuar edhe kompanin ne Peje dhe sot e asajd dite puntoret kane humbur cdo te drejt...

liliana dakaj25.05.2012/03:45

dihet ldkja sllogani saj ,,prit me dite e prit me vjet''kurgje n'drite kurr nuk qet, apo pret kur te vjen vet ne pushtetnese ja mrrin ymri!

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CI kthjellėt
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell