• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Ujëvarat e Mirushës – zonë e mbrojtur

Publikuar: 23.05.2012 - 18:53

Prishtinë, 23 maj Sot, më 23 Maj, 2012, gjatë Mbledhjes së Qeverisë, u miratua Propozim-Vendimi për shpalljen e “Ujëvarave të Mirushës” Monument i natyrës i rëndësisë së veçantë. Me këtë vendim, u shpall nën mbrojtje zona e ujëvarave të Mirushës, si tërësi hapësinore e cila veçohet me vlera unike dhe reprezentative, me 16 liqene dhe 12 ujëvara. Ky propozim Vendim është i bazuar në Kornizën Ligjore në fuqi e veçanërisht Ligjin për Mbrojtjen e natyrës.

Sipërfaqja e përgjithshme nën mbrojtje do të jetë 598,4 ha dhe shtrihet në territorin e komunave të Klinës, Malishevës dhe Rahovecit.

Ky vendim do të krijojë bazën për nxjerrjen edhe të një varg vendimesh tjera siç janë “Vendimi për caktimin e autoritetit menaxhues”  i cili nxirret nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pastaj “Plani Hapësinor për Monumentin e natyrës e rëndësisë së veçantë “Ujëvarat e Mirushes””, sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor.

Plani hapësinor për Monumentin e Natyrës me Rëndësi të veçantë do të paraqesë një plan të zhvillimeve hapësinore në atë zonë për 10 (dhjetë) vitet e ardhshme dhe njëkohësisht do të parandalojë zhvillimet e pakontrolluara në zonë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu