Mourinho: Tani e ka radhën Champions League

Artikujt tjerė
- Mourinho: Tani e ka radhën Champions League
- Ibrahimoviq drejt largimit nga Milan
- Marca zbulon çmimet e më të mirëve në Spanjë
- Interi, largon 70 për qind të lojtarëve
- Neville, asistent i seleksionuesit të Anglisë
- Barcelona interesohet për katër lojtarë të Villarealit
- Chelsea, Portos: Për Hulkun vetëm 30 milionë funte
- Paul Schooles edhe një vit në United
- Ibra me sy nga City
- City ofron Balotellin, plus 20 milionë funte për Silvan
Madrid, 15 maj Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho e mbajti premtimin e bërë dy vite më parë për titullin kampion, ndërkohë që tani ka premtuar realizimin e një tjetër objektivi, Ligën e Kampioneve. Kemi përjetuar ditë të bukura për festën e titullit kampion. Ishte e nevojshme pas një sezoni të lodhshëm. Gjithsesi, ky klub meriton trofe të tjerë, tani e ka radhën Liga e Kampionëve. Mendoj se do i dhuroj Realit të Madridit Champions-in e dhjetë. Kjo do të jetë dhurata më e bukur që mund të realizojmë për këta tifozë, shpreh tekniku portugez. Për sa i përket transfereve, ai deklaroi se nuk dëshiron që të ketë largime. Unë do mundohem të mbaj të njëjtin grup edhe për sezonin e ardhshëm. Sigurisht, nuk mund të pengoj askënd që nuk ka dëshirë të qëndrojë, apo që ka nevojë për më tepër hapësira, tha Mourinho






