• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Dëmtohet Chiellini, humb finalen e kupës italiane

Publikuar: 14.05.2012 - 19:43

Torino, 14 maj - Në festën e Juventusit, një shkreptimë në qiell të hapur ka qenë dëmtimi i mbrojtësit Giorgio Chiellini, vetëm dy minuta nga përfundimi i takimit të fituar 3-1 me Atalantën. Gjiganti i bardhezinjve ka shkaktuar panik në radhët e tifozëve në “Juventus Stadium”, kur e kanë parë në lot numrin 3, duke kuptuar kështu se dëmtimi i tij ishte serioz. Mendimi i parë për tifozët, por edhe për trajnerin Konte ka qenë mungesa e tij në finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit, më datë 20 maj, të dielën e ardhshme. Por, ai që është dridhur më shumë ka qenë trajneri i përfaqësueses së Italisë, Cesare Prandelli. Edhe gjatë marrjes së medaljes së kampionit, Chiellini ka çaluar deri te tribuna e improvizuar. Nga lajmet e para që vijnë nga stafi mjekësor juventin theksohet se 27-vjeçari ka pësuar një tërheqje të gradës së parë, e cila mund të rëndohet edhe më tej, ndaj finalja e Kupës së Italisë është humbur prej tij. Por tani frika ekziston nëse Chiellini do arrijë të rikuperohet për Euro 2012 në Ukrainë e Poloni. Për momentin mendohet se kjo garë nuk është në rrezik, pasi ky dëmtim nuk kërkon më shumë se 3 javë kohë për t’u rikuperuar, por përgjigjja përfundimtare mbi rrezikun ose jo të Evropianit do të vijë sot, kur futbollisti i nënshtrohet rezonancës magnetike.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell