Galliani: Ndonjë legjendë mund të rinovojë kontratën

Artikujt tjerė
- Galliani: Ndonjë legjendë mund të rinovojë kontratën
- Barça pret ofertat për Alvesin e Piquen
- Edhe Zambrotta përshëndetet me Milanin
- Van Persie javën e ardhshme vendosë për të ardhmen
- Giruoud ëndërron Premier Leaguen
- Berbatov në radarin e Barcelonës
- Miami triumfon në ndeshjen e parë të gjysmëfinales
- Sneijder mund të përfundojë në Milan
- Juventusi mbyll stinorin pa humbje
- Raul transferohet te skuadra nga Katari, Al Sadd
Milano, 14 maj Duartrokitje dhe lot në San Siro, ku Milani i ka bërë nderimet e fundit Filipo Inzaghit, Alesandro Nestës, Gennaro Gatussos, Gianluca Zambrotës e Marc van Bommelit, Clarens Seedorf dhe Flavio Romës, për përfundimin e aventurës së tyre me kuqezinjtë. Në përfundim të ndeshjes me Novarën, skuadra kuqezi është grumbulluar në mesin e fushës, ku administratori i Milanit, Adriano Galliani, i përlotur, edhe pse syzet ia mbulonin ato, ka vlerësuar me një çmim special Filipo Inzaghin për 300 ndeshjet dhe 126 golat me fanellën e Milanit: E kam shumë të vështirë të flas në këto momente, po ikin futbollistët që kanë bërë historinë e Milanit. Me këta futbollistë që prej vitit 2003 deri më 2007 kemi qenë të parët në klasifikimin e UEFA-s, ka thënë Inzaghi. Milani është një klub që i do futbollistët e vet. Më tej administratori kuqezi tregohet i hapur dhe kur nuk e priste askush, i jep Gatussos mundësinë për të qëndruar Gatusso ka zgjedhur ti japë fund, dhe ne e respektojmë vendimin e tij. U përpoqa ta bind, megjithatë të shohim. Për momentin duket se ka marrë një vendim, por ai e ka akoma numrin tim, mund të dëgjohemi dhe të flasim. Shpresoj të ndryshojë mendim e të qëndrojë me ne edhe sezonin që vjen. Të njëjtin diskutim Galliani mban edhe për Inzaghin dhe Seedorfin: Është praktikisht e pamundur të gjesh një Gatuzo të ri apo një Inzaghi të ri. Ata që u ngjasojnë, i marrin ata të Barcelonës apo Realit. Gjithsesi, sonte si Inzaghin dhe Seedorfin do ti lë të qetë. Por, duke filluar që nesër do përpiqem të bind ndonjërin prej tyre të qëndrojë. Seedorf? Të shohim, tani do nis takimet me menaxherët e futbollistëve. Galliani e vlerëson pozitivisht këtë sezon për Milanin: Ne vazhdojmë të jemi ndër skuadrat më të mira të Italisë dhe Evropës. Por sot nuk dua të flas për sezonin, sepse e kam të mbushur zemrën me emocione të çuditshme. Administratori kuqezi shprehet i bindur se e ardhmja e Milanit do jetë e lavdishme, pasi presidenti Berlusconi po punon intensivisht për një gjë të tillë: Besoj se Milani ka bërë mirë që i ka besuar trajnerit Allegri. Si ai dhe Berlusconi po punojnë për të ndërtuar një skuadër garuese. Besoj se kjo verë do jetë e ngarkuar për mua dhe njëkohësisht shumë e bukur për të gjithë.





