• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ikën Allegri, vjen Donadoni

Publikuar: 10.05.2012 - 22:09

Milano, 10 maj - E ardhmja e Masimiliano Alegrit në stolin e Milanit nuk është aspak e sigurt. Nuk ka shërbyer as konfirmimi që vetë presidenti Silvio Berlucsoni i bëri 44- vjeçarit përpara derbit me Interin. Tekniku toskan e di shumë mirë se një sezon pa trofe në “San Siro” i lëkund shumë pozitat e tij në krye të “djallit”. Madje, Berlusconi e ka vënë gjithnjë në dyshim potencialin e Alegrit, i cili më shumë sesa një zgjedhje e kavalierit, ka pasur mbështetjen e Gallianit. Garancitë që administratori i deleguar ia jepte pasi i shpallte kampion, tani nuk janë më.

Trajnerit të Parmës i është dashur një sezon shumë i mirë për të marrë konfirmimin e presidentit Girardi edhe për vitin tjetër. Por, Berlusconi nuk e ka fshehur kurrë se ëndrra e tij është që në krye të Milanit trajnerët të vijnë nga ish-familja e Milanit. E kush më mirë se ish-mesfushori që mbajti veshur për 12 vite fanellën e 18 herë kampionëve të Italisë, mund ta pranonte me kënaqësi stolin e Milanit. “Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë. E sigurt është vetëm që jam pjesë e Parmës dhe për momentin mendoj vetëm për këtë skuadër”, – u shpreh tekniku 48-vjeçar lidhur me atë çka i rezervon e ardhmja.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell