Pique del nga spitali

Artikujt tjerė
- Pique del nga spitali
- Fabregas pranon: Jam fajtor për dështimin kundër Chelseat
- Allegri thumbon: Titulli peng i golit të Muntarit
- Inter peshkon pesë futbollist të Udineses
- Barazon Juve tifozët e Milanit, nga deliri në dëshpërim (video)
- Redknapp pranë stolit të Anglisë
- Mbi një milion kërkesa për biletat finales së CH.L.
- Monterrey përsëri kampion i CONCACAF-it
- Drejtori teknik i Chelseat takohet me Pep Guardiolan
- Fenerbahçe nuk e padit UEFA-n
Barcelonë, 26 prill Gerard Pique e kaloi mbrëmjen në spital, pas tronditjes që pësoi në kokë gjatë përplasjes me Valdesin. Ai vendosi të luajë edhe pak minuta pas incidentit, mirëpo më pas kërkoi të zëvendësohej ngaqë nuk ndihej mirë. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe gjatë analizave nuk rezultoi asgjë serioze. Mjekët i kanë bërë të ditur se duhet të qëndrojë një javë pushim, pasi nuk mund të rrezikojë me një përplasje tjetër. Madje, ai as nuk do të stërvitet me skuadrën për shtatë ditë. Ndaj, ka të ngjarë që të rikthehet vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit, ose në finalen e Kupës së Mbretit. Gjithsesi, kohët e fundit ai nuk është se kishte qenë një titullar i sigurt. Plus që përflitet edhe për një krisje të raporteve me Guardiolën.








