• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Monterrey përsëri kampion i CONCACAF-it

Publikuar: 26.04.2012 - 14:00

Monterrey, 26 prill – Futbollistët e ekipit meksikan Monterrey, kanë fituar për herë të dytë radhazi titullin e ekipit më të mirë të Amerikës Qendrore e asaj Veriore si dhe të arkipelagut të Karaibeve (CONCACAF).

Monterrey, në ndeshjen e dytë ka humbur nga rivali shtetëror Santos Laguna 2-1, por deri tek titulli erdhi pas fitores në ndeshjen e parë, 2-0.

Ekipi nga Meksika me këtë triumf ka siguruar një vend për garën e ardhshme të Kupës së Botës që do të zhvillohet në dhjetor në Japoni.

Santos Laguna me golat e Luduene dhe Peraltas ka pasur rezultatin në dorë për vazhdime gjer në minutën e 82 kur Cardoso shënoi golin vendimtar për Monterreyn, njëkohësisht të titullit.

Zakonisht klubet meksikane dominojnë në garën për ekipin më të mirë të CONCACAF, pasi që deri më tani kanë fituar 13 prej 17 titujve të fundit.

 Herën e fundit që një ekip u shpall kampion dy herë radhazi ishte Pachuca, futbollistët e të cilit klub janë shpall kampion gjatë vitit 2007 dhe 2008.



Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°C
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu