Heynckes: Ishte një natë magjike, ishim sensacional

Artikujt tjerė
- Heynckes: Ishte një natë magjike, ishim sensacional
- Fitore të lehta të liderëve të Konferencave
- Muo: Më trishton trishtimi i lojtarëve të mi
- Një biletë për derbin e Manchesterit kushton 1600 euro
- Sot përcaktohen finalistët e Ligës së Evropës
- Terry kërkon falje që i la bashkëlojtarët në lloç
- Wenger propozon përjashtimet e përkohshme në futboll
- Një stinor dështues Di Matteo e ktheu në historik
- Barça e quan "të padrejtë" eliminimin nga Chelsea
- Bayerni kompleton finalen e "Championsit"
Madrid, 26 prill Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes beson se ekipi bavarez ka kontrolluar ndeshjen kundër Real Madridit dhe se kjo është një fitore e veçantë e të përzgjedhurve të tij.
"Ishte një natë magjike. Ne kemi pasur probleme të mëdha në 15 minutat e para, por pasi që e morëm veten, dominuam në fushë. Ne ishim sensacional, kjo është një fitore e veçantë për Bayernin", tha me entuziazëm Heynckes pas triumfit të madh të lojtarëve të tij.
Futbollistët e Bayernit kanë pasur një paraqitje fantastike me Real Madridin, të cilët pas humbjes së penaltive të Cristiano Ronaldos, Kakas dhe Sergio Ramosit, janë kualifikuar për në finale të Champions Leagues ku do të takohen me londinezët e Chelseat.









