• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Fitore të lehta të liderëve të Konferencave

Publikuar: 26.04.2012 - 10:11

Chicago 26 prill - Ditën e parafundit të sezonit të rregullt në NBA janë luajtur shtatë ndeshje, ndërsa fitore kanë shënuar liderët e konferencave.

Chicago Bulls kanë triumfuar me rezultat 92:87 kundër Indiana Pacers dhe u kanë marrë primatin e të qenit mbajtës të Playoff.

Në derbin e vogël të Konferencës Lindore, Bullsat kanë mposhtur ekipin që pozicionohet në vendin e tretë Indianan, dhe është në prag të rezultatit më të mirë të sezonit pasi që tanimë ka fituar përparësinë e terrenit në Playoff.

Edhe pse Tom Thibodeaux nuk pushoi yjet e ekipit, më i mirë në ndeshje ishte Kyle Korver me 20 pikë, Joachim Noa pati 14 pikë dhe po aq kërcime, 16 pikë dhe 7 kërcime ka pasur edhe Carlos Boozer, ndërsa Derrick Rose shënoi vetëm 10 pikë dhe shtoi edhe 7 asistime.

Lance Stephenson udhëhoqi Pacersat me 22 pikë, David West shënoi 13 pikë, ndërsa 10 pikë shtoi edhe Hey Prars Jay.



Rezultatet tjera:

Cavaliers Cleveland - Washington Wizards 85:96

Orlando Magic - Charlotte Bobcats 102:95

Milwaukee Bucks - Philadelphia 76ers 85:90

New York Knicks - Los Angeles Clippers 99:93

Oklahoma City Thunder - Denver Nuggets 101:106

Phoenix Suns - San Antonio Spurs 106:110

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell