• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Muo: Më trishton trishtimi i lojtarëve të mi

Publikuar: 26.04.2012 - 10:10

Madrid, 26 prill - Trajneri i Realit tha se nëse njerëzit e klubit duan ai do të vazhdojë gjatë me Galaktikët. “Jam më shumë i trishtuar për trishtimin e lojtarëve të mi sesa timin. Por, ata duhet të puthin gratë dhe fëmijët e tyre e të ecin me kokën lartë. E ndjej presionin kur e di se lojtarët e mi gjenden nën presion. Më shumë gëzohem me gëzimet e të tjerëve sesa me timin”, ka thënë Mou pas ndeshjes së dytë të gjysmë-finales së Champions Leagues, ku megjithëse madrilenët triumfuan kundër Bayern Munichut me rezultat 2:1, nuk ishte e mjaftueshme që të kualifikohen për në finalen e madhe në Munich, pasi që loja e parë në Munich e kishte fituar me të njëjtin rezultat ekipi vendas. Finalisti i dytë u zbulua vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi që në kohën shtesë nuk kishte gola. Futbollistët e Bayern Munichut e gjetën veten në finale fal efikasitetit më të mirë të ekzekutimit të penaltive, 3:1. Bavarezët para shikuesve të vetë në super finalen do të takohen me klubin londinez të Chelseat, të cilët eliminuan kampionin aktual të kësaj gare Barcelonën.  

Komente (1)

rexhepbruksel26.04.2012/11:40

ske pse tè trishtohesh,bajerni plotèsisht e meritoi finalen falè lojes sè tyre fantastike bajerni bèri lojè tè hapur dhe pa kurfarè frike.nèse dikush duhet tè jet i pikèlluar nè kètè kompeticion ajo èshtè barcelona e cila me futbollin mè tè bukur qè zhvillon ishte e pafat chelsi kurrsesi se ka merituar tè jet nè finale me njè lojè tè tillè finalja do tè duhej tè ishte barcelona bajerni se e kanè merituar qè tè dyja dhe do tè ishte njè spektakèl i ligès sè kampionève,megjithatè jam shum i sigurt se bajerni do tè triumfojnè finalen e madhe me 19 maj e meriton bajerni dhe da ta mposhtè chelsin.jam shumè i lumtur qè reali me mourinjon dolen me kokè ulur nga santiago bernabeu .

1000  Karaktere
Prishtinë 15°CShi i lehtë
Tiranë 15°CKryesisht me vranësira
Shkup 18°CMe riga të lehta shiu
Prishtinë19°C
Tiranë19°C
Shkup26°CRrebesh shiu