• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Karrigia e Heynckesit tek Bayerni po lëkundet

Publikuar: 26.02.2012 - 12:25

Munich, 26 shkurt - Legjenda e futbollit gjerman, Udo Lattek, ka qenë i vetmi trajner që është larguar me dëshirën e tij nga skuadra e Bayernit të Munichut. Tek rekordmenët ai ka pasur dy mandate (1970-1975, 1983-1987). Duke analizuar me vëmendje situatën aktuale, Lattek e ka paralajmëruar Jupp Heynckesin që të reflektojë, pasi karrigia e tij ka nisur të dridhet që tani. Ai pohon marrëdhëniet e mira mes presidentit Hoeness dhe trajnerit aktual, por sipas tij në futboll nuk ka shokë. Historia flet vetë, pasi Heynckes është shkarkuar prej tyre. “Është favor, por edhe disfavor që trajneri dhe presidenti kanë shoqëri të ngushtë. E njoh mirë mentalitetin tek Bayerni dhe e këshilloj Heynckesin të ketë kujdes, pasi me Uli Hoenessin nuk ka shoqëri në tregti apo në futboll. Është vetëm çështje interesi. Fakti që Heynckes është shkarkuar prej tij herët e fundit, karrigia e Heynckesit s’ka garanci”, – këshillon 77-vjeçari Udo Lattek.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 18°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu