• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit i përfshirë në manipulime?

Publikuar: 26.02.2012 - 10:17

Madrid, 26 shkurt - Presidenti i Federatës Spanjolle, Angel Maria Vilar, fitoi të drejtën edhe për një mandat tjetër gjatë zgjedhjeve të pak ditëve më parë. Gjithsesi, duket se ka dyshime për pastërtinë e votimeve. Ai është akuzuar nga Unioni Sportiv Spanjoll për manipulim së bashku me ish-drejtoreshën e përgjithshme të Këshillit të Lartë të Sportit, Matilde Garsia Duarte. Kreu i federatës është thirrur në gjykatë dhe është pyetur për rreth 30 minuta, por ka refuzuar t’u japë përgjigje pyetjeve. Avokatët e tij kanë deklaruar se kjo është vetëm një tentativë për të dëmtuar imazhin e Vilarit. Ndërkohë, Duarte u është përgjigjur të gjitha pyetjeve në një seancë që zgjati më shumë se 90 minuta. “Në Asamble janë plot 179 anëtarë dhe është pothuajse e pamundur që të bësh manipulime, aq më tepër në procedura siç pretendoni ju. Mos doni të thoni se kanë manipuluar që të gjithë?! Më duket e kotë t’u përgjigjem pyetjeve tuaja, pasi më duken me tendencë negative”, ka thënë presidenti Vilar gjatë pyetjeve.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu