• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Tare: Lazio është ekip për titull

Publikuar: 08.07.2012 - 15:48

Romë, 8 korrik - Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, premton një ekip që do të luftojë për t’u shpallur kampione e Serisë A këtë sezon. Këtë herë bardhekaltrit do t’i habisin të gjithë, ndërsa ai e quan dështim nëse nuk do arrihet të sigurohet një vend në Ligën e Kampioneve. Vitin e kaluar kjo gjë nuk u arrit, për shkak të dëmtimeve të shumta. “Do të jemi më të fortë se sa një vit më parë. Vetë historia e këtij klubi na imponon që ne të rritemi gjithmonë. Nuk luajtëm dot në Champions vetëm për shkak të dëmtimeve, por do ai dalim këtë vit. Sa i përket fitimit të titullit kampion, kjo nuk është tabu. Ne mund ta fitojmë. Për më tepër që presidenti Claudio Lottito nuk është njeri që kënaqet me pak. megjithatë ne do t’i marrim gjërat me qetësi. Titulli i fundit i fituar shkaktoi goxha rrëmujë. Duhet ekuilibër”, deklaron Tare. “Momentalisht blerja e vetme është Edersoni. Do të bëjmë dy ose tri blerje të tjera. Kemi vepruar siç duhet me sulmuesin e Trabzonspor, Burak Yilmazin. Nëse vjen plotësohemi. Në grumbullim do të ishte edhe Breno i Bayern Munichut, nëse nuk do dënohej. Por, vendimi ishte i rëndë. Ai nuk ka vrarë njeri. Do ta blejmë nëse ndryshon vendimi i gjykatës”. Ai që ende s’e ka vendin e sigurt në ekip, sipas drejtuesit bardhekaltër, është Mauro Zarate. “Ai qëndron vetëm nëse nuk ndryshon ekuilibrat. Do të jetë tekniku që do të vendosë”. Sa i përket ardhjes së trajnerit Petkoviç, shqiptari tregon se u arrit marrëveshja. “E pyeta: a e trajnon dot Lazion? E ai m’u përgjigj: Unë nuk kam frikë, por kërkoj durim nga ju”. Tare në fund shprehet se është i kënaqur te Lazio dhe i pyetur se kur do të largohet përgjigjet se nuk e di. “Nuk ka një datë të përcaktuar për ikjen time. Kjo ka të bëjë më shumë me zemrën. Kur ta ndiej të nevojshme, atëherë do të largohem”.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu