Low nuk e tund humbja në miqësore

Artikujt tjerė
- Low nuk e tund humbja në miqësore
- Guardiola i ri trajner i Liverpoolit
- Alonso mendon se Franca e Anglia mund të befasojnë
- Schweinsteiger, i gatshëm për "Euro 2012"
- Sneijder do titullin evropian
- Mourinho dhe Guardiola si analistë në Televisa për Euro 2012?
- Xheko arrin marrëveshje me Bayernin
- Lampard lëndohet në stërvitje
- Casillas me një rekord të ri botëror
- Kvitova pa problem kalon në rrethin e tretë
Berlin, 31 maj - Në një intervistë për gjermanen Bild, trajneri Joachim Low ka folur për objektivin minimal të Gjermanisë së tij, pasi kombëtarja mori disa sinjale negative nga humbja në miqësoren kundër Zvicrës. Gjithsesi, kreu i stolit të pancerave nuk demoralizohet aspak, duke treguar të gjithë forcën e brendshme dhe pritshmërinë e madhe që ka për aventurën në Ukrainë e Poloni. Nuk kam frikë nga asgjë, pavarësisht një humbjeje në një miqësore, përkundrazi. Për kalimin e grupit jam shumë i bindur, pasi në skuadër kam kualitete që të gjithë mi kanë zili dhe mbi të gjitha pres që presioni që ka rrethuar skuadrën aktualisht, të na bëjë edhe më reaktivë e më agresivë në fushë. Grupi ynë e pranon që është shumë i fortë, plot intriga, por mbijetesa nuk ka qenë kurrë objektivi ynë, sepse këtë na e detyron historia. Është fitorja ajo çka duam të arrijmë sivjet. Miqësorja me Izraelin? Ky do të jetë testi ynë në pritje të ndeshjes së parë në grup me Portugalinë, mbase më delikatja në letër, duke qenë se një fitore e parë të shton entuziazmin dhe gjithçka tjetër duhet për të fituar. Ndaj, gjithë këto ditë do të testojmë module dhe gjëra të ndryshme për të qenë perfekt përballë një skuadre shumë të lëvizshme dhe të rrezikshme si luzitanët. Lahmi kundër Ronaldos? Për të thënë të vërtetën, Ronaldo është një futbollist që kërkon të paktën 4 futbollistë që të ndalet, sepse cilësitë e tij nuk kam nevojë tia tregoj unë. Por, nga ana tjetër, ne kurrë nuk kemi përdorur skema të ndryshme për lojtarë të ndryshëm, sepse unë kam besim të plotë te mbrojtja jonë, pra se Lahm, Badstuber, Mertesacker e Hummels do të jenë në lartësinë e çdo situate. Në dyshim për miqësoren? Fatkeqësisht kemi disa probleme me dëmtime të vogla që kanë përfshirë Klosen, Shweinin e Gotzen, por do kemi kohë ti rikuperojmë të gjithë, tha Joachim Low.







