Gjermania Perëndimore lë gjurmë

Artikujt tjerė
- Gjermania Perëndimore lë gjurmë
- Sudani Jugor anëtari i 209-të i FIFA-s
- Del Piero nuk do të luajë në Itali
- Ibrahimoviq pranon problemet ekonomike të Milanit
- Guardiola shprehet i hapur për oferta
- Danimarka kompleton skuadrën për "Euro 2012"
- Familjet e lojtarëve refuzojnë të udhëtojnë në Ukrainë
- Vizitorëve në Auschwitz u ndalohen veshjet e futbollit
- Ruddy jashtë "Euro 2012"
- Anelka do të qëndrojë në Shanghai
Bruksel, 27 maj - Kampionia e Evropës, Italia, kishte përfunduar edhe nënkampione në Botërorin 1970, mirëpo italianët nuk vlerësoheshin favoritë për të mbrojtur titullin e Evropës në vitin 1972. Trajneri i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schoen, po drejtonte një skuadër që shumë e vlerësojnë si më të mirën në histori të Evropianëve dhe më të mirën që ka pasur ndonjëherë Gjermania.
Duke marrë elementet më të mira nga gjigantët e Bundesligës atëbotë si Bayern Muenchen e Borussia Moenchengladbach, Schoen krijoi një formacion fantastik.
Franz Beckenbauer u kthye prapa duke formuar një vijë fenomenale të mbrojtësve me aftësi ofensive. Në anën e majtë të mbrojtjes ishte Paul Breitner. Në vijë të sulmit luante i riu Uli Hoeness, ndërsa në mesfushë ishte mesfushori Guenter Netzer (më gjerësisht në Koha Ditore).









