• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Renova në finale të Kupës së Maqedonisë

Publikuar: 26.04.2012 - 15:15

Tetovë, 26 prill – Renova është kualifikuar për në finale të Kupës së Maqedonisë, për herë të parë në historinë e saj, pasi ka luajtur pa gola, 0-0, kundër Vardarit, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, që është zhvilluar pasdite në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Është ky sukses historik për bardhekaltërit të cilët arritën të eliminojnë Vardarin, që është edhe lider i renditjes në kampionatin e Maqedonisë në futboll.

Në pjesën e parë Renova ka pasur dy raste të mira shënimi, përmes Skenderit dhe Jancevskit, por rezultati ka mbetur i pandryshuar, në anën tjetër edhe Vardari ka pasur një mundësi të mirë të cilën nuk kanë arritur ta konkretizojnë me gol.

Në fraksionin e dytë të dyja ekipet patën rastet e tyre, kurse ekipi shqiptar ia doli me sukses të ruaj portën të paprekur. Gëzimi pas takimit ishte i madh në kampin bardhekaltër, të cilët pas titullin kampion tani janë pranë një suksesi tjetër, të fitojnë edhe kupën.

Ndeshja e parë në Shkup ka përfunduar me barazim 1-1. Finalja luhet në 2 maj në Shtip, ndërsa Renova do të takohet me Rabotnickin, i cili si mysafirë mundi Horizont Turnovën 1-3.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu