• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kelmendi refuzohet për shkak të ndikimit të vogël të shtetit

Publikuar: 27.05.2012 - 09:01

Londër, 27 maj - Xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi i është thënë se nuk mund të garojë për Kosovën në Olimpiadën e kësaj vere.

Ndonëse Kosova ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia katër vjet më parë, nuk është formalisht e njohur si shtet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

IOC-ja po ashtu ka refuzuar kërkesën e Kelmendit për të garuar si sportiste e pavarur, dhe ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë në "Londra 2012".

"Nuk është lajm i mirë. Unë kam lindur në Kosovë dhe jam bërë sportiste në Kosovë, dhe kam gëzuar përkrahje të madhe në Kosovë. Kjo nuk është asgjë më tepër se politikë. Ka shumë shtete që nuk e përkrahin Kosovën dhe nuk e duan Kosovën. Për fat të keq Kosova është shtet i vogël dhe ndoshta jo aq i fortë politikisht në këtë kohë dhe nuk është i fortë për të ndikuar në gjëra", ka vlerësuar Kelmendi.

Shteti nga Ballkani, që përbëhet nga shumica e popullatës shqiptare, ka bërë fushatë për njohje ndërkombëtare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Ndonëse 90 shtete e kanë njohur shtetësinë e saj, kundërshtimet nga Serbia, që mbështetet nga Rusia, kanë penguar fushatën (më gjerësisht në “Koha Ditore”).



 

Komente (10)

speci i djeges27.05.2012/14:45

Edhe me mire.
Me mire te luftosh per flamurin kuq e zi se sa per peshkirin e pllazhes mavi e sari.
Rrofte Shqiperia e madhe!
Bashkimi kombetar sa me shpejt!

shqiperia27.05.2012/13:13

Rona Nishliu mbrem dhe kjo qeshtja e Majlindes tregojn se nuk na ka mbetur asgje tjeter pos bashkimit kombtar.

shkretirasuedi27.05.2012/12:46

Majlinda Kelmendi,ke nderin te perfaqesoish kombin tend shqeperine,nese e perfaqeson Kosoven e ke perfaqesuar 13 e popullit tend,andaj,te jeshe e lumtur qe po te jipet rasti historik nen flamurin kuq e zi flamurin e Skender beut,Ismail Qemajlit dhe Adem Jasharit te i perfaqesojsh te gjithe shqipetaret.Urime dhe sukses.

b.r.27.05.2012/12:38

Disa ketu po i gezohen faktit qe Majlinda nuk po e perfaqson Kosoven, njejt qysh Sebise i konvenon, bravo!

burimi27.05.2012/12:30

Majlinda e nderuare,me vjen keq qe ndikimet politike ende jane pengese per ty te perfaqesoshe kosoven,eshte mekat dhe e padrejte qe te perzihen politika dhe sporti,por keshtu eshte kur nuk e ki edhe shtetin e forte,sepse kishe reagu ndryshe.
Majlinda done ta perfaqesoje shtetin e kosoves,shtetin qe u lind ne ate shtet,shtetin qe une si kosovar eshte kosova edhe ajo do e jete cdo here,e jo siq po shiten do patriote ketu, shqiprija keshtu e ashtu harroni keto dukuri,ka qene ne shqipri kjo nuk ja kane dhane as paret qe i ka meritu,per shqipri nuk ja vlen dhe pajtohem me majlinden se dua ta perfaqesoje shtetin tone kosoven,na po dojme me u ba me shqiprine bashke artificialishe,kur te dy anet jane kunder njera tjetres si amerika me anglin prandaj ti lame keto enderra te egra por ta ngrisim shtetin tone qe eshte ne humner me keta kriminel qe jane ne krye te shtetit qe kurgja nuk bajne per populle,shiqojani pasurine e tyre per 3 vite i rritet 5 fishi i tyre keta jane pushetaret e tane

johny27.05.2012/12:29

Majlind vazhdo perpara mos u deshpro.
Po te isha i suksesshem edhe une si ti do ta perfaqesoja edhe Tunguzine. Nuk eshte faji yt.Pergjegjesine le ta mbaje diplomacia kosovare qe asgje skan bere as per sport e as per punesim te rinise .

Florenti27.05.2012/11:33

Qy vetem be sokak, po qfare sokaku more... Po a ka ma mire kur si shqiptar e perfaqesom shqiperine.... A ma mire kuq e zi apo kalter e verdhe???

balzac27.05.2012/10:14

Majlindes,neqoftese i rastise ta lexojeE dashura Majlinda,ti ke lindur ne Kosove e cila agje s'ka bere per afirmimin tend madje jam i bindur se do t'duheshe te sigurosh vete sponzoret per te financuar rrugen dhe qendrimin tend ne lojerat olimpike.Ne Kosove nuk investohet ne sport,art dhe kulture.Ti duhet t'i jesh mirenjohese trajnerit tend Driton Kukes i cili me nje perkushtim vetemohues te ka ngritur kaq lart ku qendron edhe sot.Ne fund uroj qe gjithe kjo situate tensioni ne te cilen kalove gjithe kete kohe duke mos njohur fatin e pjesemarrjes tende,t'mos ndikoje ne rezultatet e tua ne Londer.Per gjithe te tjeret si puna yte nje mesazh i vogel"Mos e lencim k'te vend te na ... se"!

kamer demaj27.05.2012/09:57

Zonja Sportiste!po bahet Teater pa nevoje !Te lutem ku ka lind Zonja Rona Nishliu qe te gjithve na bani Krenar?! Ti duhet te mburresh qe te ipet rasti te Perfaqesojsh Shqipnin,se Shqiptare je dhe duhet te mburresh!Ky rast i Yti asht shanse Historik! qe po te ipet rasti, te pefaqesojsh Kombin Shqipetar ne pergjethesi!dhe mos ki gajle se ata qe te pranojne e dijne qe ne Kosove ke lind!Mos harro se ka Sportista qe kan qajt,prej gezimi qe ju ka dhane rasti,qe te paraqitet per Kosove Shqipni!Nese je ne forme mos e lesho shansen te lutem.Krenohu qe je Shqipetare....!

sport dashesi i flakt27.05.2012/09:33

si po me duket mue kjo vajz ka me mbet fikall vet ne sokak.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu