• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Turqia, së shpejti mes 10 ekonomive të botës

Publikuar: 16.05.2012 - 22:02

Ankara, 16 maj - Turqia, një fuqi rajonale në zhvillim, do të hyjë në vitet e ardhshme në radhët e dhjetë ekonomive më të fuqishme të botës.

Parashikimi është bërë nga ambasadori amerikan në Ankara, Francis Ricciardone, sipas të cilit vendi i madh i lindjes së Mesdheut po udhëton me një ritëm rritjeje prej 8.5 për qind.

Që tani, Turqia është ekonomia botërore e 16-të dhe synon të bëhet e teta brenda vitit 2023, kur dhe do të festojë 100 vitet e republikës laike të themeluar nga Mustafa Qemal Ataturk.

Ndër vendet e tjera të botës që në vitet e fundit kanë njohur një zhvillim të fuqishëm ekonomik është Brazili, ku ish-presidenti Ignazio Lula da Silva reduktoi hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.

Ndërkohë, nuk mungon as India, që po kthehet jo vetëm në fuqinë ekonomike të Azisë, por po shndërrohet edhe në një fuqi bërthamore, duke u afruar kështu me fuqitë e mëdha.

Megjithatë, pavarësisht rritjes me ritme të larta, India mbetet një vend ku varfëria mbizotëron në një pjesë të konsiderueshme të vendit dhe që prek kryesisht fëmijët.

Vend tjetër në zhvillim është edhe Afrika e Jugut, por edhe atje rritja ekonomike nuk ka prekur shtresat në nevojë të popullsisë, duke u shpërndarë vetëm në pjesë të caktuara.

 

Komente (1)

Malushi16.05.2012/23:29

Lexone shqiptar se shumica ende mendojne qe Turqia eshte Afrik. Skan faj se pa dal me pa nuk mundesh me dite, edhe me lexu joo. Turqia te len pa men, larg kan ec seenet, vetem ende ka te varfer si gjithkun, por pasuri brenda nates nuk mundesh me kriju.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell