Fyle: Zgjerimi, pjesë e zgjidhjes së krizës

Artikujt tjerė
- Fyle: Zgjerimi, pjesë e zgjidhjes së krizës
- Sarkozy drejton takimin e fundit të kabinetit
- Tymoshenko shtrohet në spital
- Zonja e parë e Francës, e pamartuar në pallatin Elize
- Të paktën 19 ushtarë e civilë të vrarë në Pakistan
- SHBA: Riçard Llugar e humbi vendin në Senat
- Anan: Dhuna mund të çoj në luftë civilë në Siri
- Timoshenko e refuzon trajtimin në spital
- Duma e konfirmoi Medvedevin në postin e kryeministrit
- Shmangen zgjedhjet e reja në Izrael
Bruksel, 9 maj - Në një video mesazh të lëshuar me rastin e Ditës së Evropës, komisioneri i zgjerimit Shtefan Fyle tha se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë sepse zgjerimi, sipas tij, është pjesë e zgjidhjes së krizës së tanishme në Evropë.
Ne jemi të vendosur për të ruajtur përparimin në procesin e zgjerimit, pavarësisht nga sfidat, me të cilat përballet Evropa, ka cituar Fylen agjencia kroate e lajmeve HINA.
Ai ka thënë se sfidat kanë të bëjnë më shumë me globalizimin sesa me zgjerimin.
Zgjerimi nuk është shkaku, ai është pjesë e zgjidhjes, ka thënë Fyle.
Fyke ka thënë se Kroacia së shpejti do ti bashkohet BE-së, Serbisë i është dhënë statusi i kandidatit dhe negociatat me Malin e Zi duhet të fillojnë muajin e ardhshëm.
Vendet e tjera gjithashtu po shkojnë kah zgjerimi drejt Bashkimit Evropian, ka shtuar Fyle.
Përkundër vështirësive të fundit, sipas Fyles, Evropa vazhdon të jetë një burim i frymëzimit, me vlerat e saj, me standardet e saj të jetesës dhe në rastin e zgjerimit, me fuqinë e saj transformuese.









