Kryeqyteti i vrasjeve

Artikujt tjerė
- Kryeqyteti i vrasjeve
- Alarmi i KE: Po rritet racizmi
- Al-Kaeda ndryshon taktikë: SHBA-së i vëmë flakën
- SHBA zbulon letrat e Bin Laden
- HRW: Në Siri po ndodhin krime të luftës
- Debat i ashpër televiziv Sarkozy - Hollande
- SHBA-të konfirmojnë se aktivisti dëshiron të largohet nga Kina
- Instalimet e NATO-s në Rumani nuk janë kundër Rusisë
- OSBE: Qeveritë të sigurojnë liri të fjalës
- BE-ja u bën thirrje shteteve të garantojnë sigurinë e gazetarëve
Teguçigalpa, 3 maj - Hondurasi është vendi me numrin e vrasjeve më të lartë në botë. Shumica e viktimave janë të varfër dhe varrimet bëhen falas, pasi banorët nuk janë në gjendje të sigurojnë një funeral dinjitoz për familjarët.
Mëngjesin e së shtunës, telefoni ra në Shërbimin Funeral të Popullit, në një rrugë të zhurmshme të Teguçigalpa, kryeqyteti i Hondurasit.
Në njërën anë të telefonit ishte një punonjës i agjencisë funerale , ndërsa nga ana tjetër ishte një familje që kishte nevojë për ndihmë.
Një tjetër i ri ishte qëlluar për vdekje në mes të rrugës një ditë më parë dhe të afërmit nuk kishin para për ti organizuar një varrim për të qenë.
Mbrapa godinës së agjencisë funebre ndodhet një grumbull arkivolesh, mbulesash, qirinjsh, si dhe kafe e bukë për të afërmit e viktimës që vajtojnë.
Brenda pak orësh, një furgon i zi me nënshkrimin e agjencisë anash saj u nis drejt morgut me një arkivol në bord. Ceremonia u mbajt në kishën lokale të familjes, para se 26-vjeçari të varrosej në një tjetër ceremoni të organizuar nga Shërbimi Funebër i Popullit.
Bëhet fjalë për një shërbim të ofruar pa asnjë kosto për të varfrit e qytetit nga bashkia e Taguçigalpës, e drejtuar nga kryetari Ricardo Alvarez.
Kur po bëja fushatën për kryetar bashkie, rreth shtat vjet më parë, zbulova se qytetarët varroseshin të futur në qese plastike, kujton ai.
Thash me vete: Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në vendin tim, në qytetin tim. Kështu, drejtoj shërbimin funeral prej gjashtë vitesh dhe ky është viti im i shtatë, tregon më tej Alvarez.
Për fat të keq, ky është një shërbim që aktualisht i duhet më shumë se kurrë Hondurasit. Komiteti Kombëtar për të Drejtat e Njeriut ka llogaritur se atje regjistrohet një vdekje e dhunshme çdo 74 minuta, pavarësisht se vendi është i vogël dhe me një popullsi prej 8 milionë banorësh.









