• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Taylor, fajtor për krime lufte

Publikuar: 26.04.2012 - 20:43

Gjykata speciale për Sierra Leonen, që ka përkrahjen e OKB-së, shpalli fajtor ish-presidentin e Liberisë, Charles Taylor, për krime lufte. Taylor është lideri i parë afrikan i cili shpallet fajtor para ndonjë gjykate ndërkombëtare. 64-vjeçari u dënua sipas 11 pikave të aktakuzës, mes të cilave vrasje, dhunime, angazhim i fëmijëve në ushtri e të tjera vepra gjatë luftërave në Liberi dhe Sierra Leone me, ç’rast vdiqën më shumë se 50 mijë persona. Sipas mendimit të gjykatës, Taylor i cili ishte president i Liberisë nga viti 1997 deri më 2003, përkrahte dhe jepte urdhra kryengritësve të Frontit të Bashkuar Revolucionar gjatë luftës 11-vjeçare. Gjykata po ashtu përmendi se Fronti prishi marrëveshjen për armëpushim në vitin 1999, me ç’rast lufta vazhdoi edhe për tre vjet dhe Taylor kështu financoi aksionet ushtarake me përqindjet nga shitja e ‘diamanteve të përgjakur’ që ilegalisht rrëmoheshin në Sierra Leone. Taylor i kishte përjashtuar të gjitha akuzat dhe ekipi i tij sigurisht do të paraqesë ankesë. Për çdo rast dënimin me burgim do ta vuajë në Britaninë e Madhe.  


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CI kthjellėt
Shkup 36°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell