• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Krize e re e ushqimeve

Publikuar: 26.04.2012 - 18:05

Washington, 26 prill - Banka Botërore konstaton me shqetësim se bota po i drejtohet një krize të re ushqimesh. Banka raportoi se çmimet e ushqimeve në rang global janë rritur me 8 për qind në vetëm katër muajt e fundit dhe janë tani vetëm 6 për qind më të ulëta se sa rekordi historik i shkurtit të vitit 2011.

Të dhënat tregojnë se çmimet janë rritur për të gjitha ushqimet bazë, përvec orizit. Banka thotë se janë një sërë shkaqesh që po rrisin me shpejtësi çmimin e ushqimeve, por dy më kryesoret janë rritja e çmimit të naftës dhe çregullimet e motit në shumë rajone.

Çmimi i naftës në tregjet globale është rritur me 13 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar duke rritur kostot e fermerëve, që e kanë reflektuar atë në çmimet e artikujve ushqimor. Njëkohësisht me shtrenjtimin e naftës, kushtet ekstreme të motit si i ftohti i madh në Europën Veriore dhe Rusi kanë ndikuar direkt në shtrenjtimin e drithërave.

Banka paralajmëron se nëse prodhimi global i ushqimeve do të jetë më i ulët se sa parashikimet aktuale çmimet e artikujve ushqimorë mund të arrijnë nivele të tjera rekord. Vitet e fundit çmimet e ushqimeve janë bërë shumë të paqëndrueshme. Që pas vitit 2008, bota ka përjetuar dy kriza ushqimesh, ndërkohë që tashmë ka shqetësime se po i drejtohet të tretës, pasi çmimet e artikujve ushqimor po cekin indeksin që nga ekspertët e bankës konsiderohet si kufiri zyrtar i krizës.  


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu