• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Romni arrin fitore bindëse

Publikuar: 25.04.2012 - 13:22

Uashington, 25 prill - Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Mitt Romney, është shpallur fitues në votimet në pesë shtete amerikane për nominimin e kandidatit të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale më 6 nëntor, për t’u  ballafaquar me presidentin Barack Obama.

Pas betejës së mundimshme disamuajshe për të mbizotëruar ndaj rivalëve, që u treguan jashtëzakonisht këmbëngulës, ish guvernatori i Masaçusetsit, Mitt Romney, praktikisht e ka siguruar nominimin e Partisë Republikane.

Pas fitoreve në Konektikat, Delaver, Nju Jork, Pensilvani dhe Rod Ajlend, që ishin votimet e para pas tërheqjes së rivalit kryesor, ish-senatorit nga Pensilvania, Rik Santorum, Mitt Romney foli para mbështetësve të tij në Nju Hempshir, shteti ku ai arriti fitoren e parë në garën republikane, raporton REL.

“Pas 43 votimeve paraprake, shumë ditë dhe jo pak netë të gjata, mund të them me besim dhe mirënjohje, se ju më keni dhënë nder të madh dhe përgjegjësi serioze. Së bashku me ju ne do të fitojmë me gjashtë nëntor”, u tha Mit Romni mbështetësve të tij në Nju Hempshir.

Tash Romny i ka 824 delegatë nga 1144 që i nevojiten që edhe zyrtarisht ta fitoj nominimin në Konventën Kombëtare Republikane, që mbahet në Tampa të Floridës.

Derisa Rik Santorum u tërhoq nga gara më 10 prill, në të ende mbeten edhe dy kandidatë të tjerë: ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan, Njut Gingriç, dhe kongresisti nga Teksasi, Ron Pol.

Por, të dy ata kanë mbetur shumë prapa. Në këtë kuadër, zoti Gingriç, që është nën presion republikan që të tërhiqet, tash për tash refuzon ta bëjë këtë, por ka thënë se “gjatë ditëve të ardhshme do të shohim se ku jemi realisht”. Kjo mund të nënkuptohet si një rivlerësim i pjesëmarrjes së tij të mëtejshme në garë.

Në këtë situatë, kur pothuajse është e sigurt fitorja e ish guvernatorit të Masaçusetsit, Mitt Romny duket se e ka kthyer faqen dhe e ka filluar një fushatë kundër presidentit Bara Obama.

Në këtë kuadër ai theksoi:

“Sonte është fillimi i fushatës së re për unitetin e çdo amerikani, i cili e di në zemrën e vet se ne mund të bëjmë më tepër. Pak vite të fundit ishin ajo që Barack Obama mundi të bëjë më së miri, por kjo nuk është ajo më e mira që Amerika mund ta bëjë. Sonte është fillimi i fundit të pakënaqësisë me vitet e Obamës”, tha Mitt Romney.

Presidenti Barack Obama në fjalimet e mbajtura në Karolinën Veriore dhe Kolorado, ka folur për arritjen e suksesit në ekonomi, e cila po shënon rritje të ngadalshme, por megjithatë po bëhet më e fuqishme.

Papunësia në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rënie nga 9.1% në muajin gusht të vitit të kaluar, në 8.2% në mars të këtij viti.

Sipas hulumtimeve të opinionit, ekonomia do të jetë temë kryesore e fushatës për zgjedhjet presidenciale më 6 nëntor.

I pyetur në rrjetin NBC se a e njeh Mitt Romney, presidenti Obama tha:

“E kam takuar atë, por ne nuk jemi miq”, tha Barack Obama.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell